Pyetja e gazetarit shqiptar shkakton të qeshura: “A keni shanse t’i shënoni Cityt?”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sot është finalja e madhe e Uefa Champions League në Stamboll, Inter-Manchester City. Një ditë më parë përfaqësuesit e dy ekipeve dolën në konferencën e fundit për shtyp, ku për skuadrën italiane dolën trajneri Simone Inzaghi, mesfushori Hakan Cahlanoglu dhe mbrojtësi Darmian.

Mesfushori turk mori një pyetje interesante nga gazetari shqiptar nga Kosova, Arlind Sadiku që në fakt shkaktoi të qeshura të mëdha në konferencë.

“A prisni ndonjë shans për t’i shënuar gol Manchester Cityt, duke e parë se çfarë i bëri Real Madridi”, ishte pyetja e gazetarit shqiptar në drejtim të futbollistit turk.

Calhanoglu fillimisht nuk i mbante të qeshurat, pastaj u përgjigj: “Po, pse jo? Të shënon nuk është e rëndësishmja këtu. Më e rëndësishme është të fitosh ndeshjen”.

Të fundit

Formula 1, McLaren dominon edhe në çmimin e madh të Kinës, keq Ferrari

Ashtu si parashikohej, McLaren dominoi edhe në Çmimin e Madh të Kinës. Oscar Piastri fitoi etapën e dytë të...

I vendosi gjobë, rrihet polici në Fier

Policia e Fierit ka vënë në pranga një 31 vjeçar, i cili akuzohet se ushtroi dhunë ndaj një oficeri policie. 31 vjeçari D.D. dyshohet se...

Trump: Nëse i kanë dhënë Nobelin Obamës, pse jo mua?

Donald Trump synon të fitojë Çmimin Nobel për Paqen. Në një intervistë për portalin e lajmeve OutKick, presidenti amerikan e krahasoi veten me paraardhësin e...

‘Parkime gjatë gjithë vijës bregdetare’/ Rama në Vlorë tregon projektin, mbi dhe nëntokë!

Kryeministri Edi Rama tha se në vijim do t'i jepet fund dhe informalitetit për apartamentet dhe shtëpitë me qira. Ana tjetër e medaljes që duhet të bashkëpunojë me shoqatat...

Protestat në Turqi/ Platforma “X” pezullon llogaritë që i përkasin figurave të opozitës

Platforma e rrjeteve sociale X e Elon Musk ka pezulluar shumë llogari që i përkasin figurave të opozitës në Turqi, mes trazirave të përhapura...

Lajme të tjera

Web TV