“Do rikthehem por jo vetëm…”/Basha:Jam përbaltur e sulmuar, lashë mënjanë interesin tim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Lulzim Basha është viktimizuar për sulmet që i janë bërë pas dorëheqjes si kryetar i Partisë Demokratike.

Në një takim me vajza dhe gra në Tiranë, Basha tha se në një vit e gjysmë sakrifikoi gjithçka dhe la mënjanë interesin e tij që t’i jepte kohë politikanëve të reflektonin.

Ai deklaroi se gjatë kohës që u shkëput nga politika e kanë akuzuar e baltosur dhe sulmuar në rrugë e rrjete sociale.

Sipas tij, e gjithë kjo ka ndodhur për shkak se politikanët ishin të frikësuar se ai do sillte shpresën dhe ndryshimin.

“Në momentin që unë provova të lancoj këtë propozim të ndryshimeve të sistemit politik u ndesha me një mur të lartë. Sa më të forta ishin ndryshimet që kërkoja aq më shumë ngrihej muri për të mbrojtur interesa politike të çimentuara 33 vjeçare.

Në një vit e gjysmë kam bere gjithçka, kam sakrifikuar çdo gjë, por nuk e kam bërë për interesin personal. Edhe hapin pas para një vit e gjysme i kam dhënë mundësi kokave të nxehta të ftohen dhe të  dhe mos lejojnë që me duar tona të çojmë PD aty ku e do kundërshtari ynë politik.

Kam marrë përsipër baltet, sulmet, i vetëdijshëm që beteja jo vetëm që nuk behej për interes personal, por edhe sulmet nuk bëheshin në vetën time personale, por për shkak të asaj që përfaqësoja. Cila është rruga? Të qëndrojmë duart kryq dhe të shpresojmë që do ti bëjë zoti më mirë?!

Zotit duhet ti lutemi, por kjo nuk është strategji. Nuk kam asnjë pishman sepse motivet e mia nuk kanë qenë personale. Pavarësisht kësaj nuk pati reflektim. Askush nuk duhet të qëndrojë duar kryq, aq më pak unë me përgjegjësitë që ndjej.

Gjeja e parë që ndjej është ti rikthehem jo një platforme, por më shumë sesa kaq. Dikush me tha para disa ditësh që është një doktrinë, nuk është doktrinë është përpjekje për të sjellë këtë kulturë të re politike”, tha Basha.

Të fundit

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Përleshje mes peshkatarëve në kufirin Etiopi-Kenia,13 viktima dhe 22 të zhdukur

Të paktën 13 persona janë vrarë dhe 22 janë zhdukur pas përleshjeve mes peshkatarëve nga Etiopia dhe Kenia . Sipas guvernatorit të qarkut Turkana të...

Trump ul kokën, Macron ngre zërin në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Presidenti Donald Trump priti sot presidentin francez Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë për bisedime, në një moment pasigurie të thellë për të ardhmen...

Lajme të tjera

Web TV