U sulmua nga Roma dhe Mourinho, UEFA “mbron” arbitrin Anhony Taylod

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arbitri Anthony Taylor ishte kryefjala pas finales së Europa League të këtij sezoni. Në ndeshjen mes Romës dhe Sevillas të fituar nga spanjollët vetëm pas goditjes së penalltive pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë kishte përfunduar në barazim 1-1, gjyqtari anglez përfundoi nën sulmin e trajnerit të verdhekuqve, Jose Mourinho dhe tifozëve italianë.

Kryeqytetasit pretenduan për një 11-metërsh si dhe të paktën një karton të kuq për lojtarët kundërshtarë, pretendime të cilat nuk u morën parasysh nga Taylor. Kaq mjaftoi dhe Mourinho e akuzoi anglezin se vendosi fatet e finales, madje e priti gjyqtarin në parking për ta konfrontuar nga afër ndërsa në aeroport tifozët e Romës e sulmuan duke e goditur me sende të ndryshme.

Megjithatë, është UEFA që i del në krah Taylor dhe këtë e bën nga finalja e Champions League, atë mes Manchester City dhe Inter e luajtur në Stamboll. Arbitri ishte një i ftuar special i presidentit të UEFA-s, Alexander Ceferin me mediat që e përkthejnë këtë gjest të numrit një të qeverisë europiane si një “votëbesim” për 44-vjeçarin pavarësisht pretendimeve të Romës për paaftësinë e tij.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV