Pëlqeni qershitë? Ja pse duhet të bëni kujdes dhe sa rekomandohet të konsumoni në ditë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Jemi në sezonin e qershive dhe këto ditë me siguri të gjithë i keni konsumuar me shumicë.

Por disa njerëz kur i konsumojnë i kanë qejf t’i hanë bashkë me bërthamat. Mirëpo për gastroenterologët kjo gjë mund të jetë shumë e rrezikshme. Mjekët e urgjencës kanë treguar se ndonjëherë ju është dashur edhe të bëjnë një ndërhyrje sepse dikush ka ngrënë qershi ose vishnje të plota, me gjithë bërthamë.

Qershitë përmbajnë shumë vitamina C dhe beta-karoten, vitamina B6 dhe K, acid folik, minerale kalium, hekur, bakër, mangan, kalcium, magnez, fosfor, zink dhe kobalt. Përveç kësaj, ato janë të pasura me fibra vegjetale, të cilat ndihmojnë në tretjen më të mirë, ndërsa prania e celulozës rregullon tretjen.

Frutat më të errëta janë më të shëndetshme, sepse kanë një përqendrim më të lartë të antocianit dhe kanë një efekt më të madh antianemik. Ato përmbajnë melatonin e cila ndihmon në relaksimin. Para se t’i konsumoni, duhet t’i lani mirë me ujë të ftohtë.

Sipas “Medical Daily”, doza ideale do të ishte një tas qershi në ditë, ndërkohë që sasitë më të mëdha mund të shkaktojnë probleme me tretjen, ndaj personat që tashmë kanë probleme me të duhet të kenë kujdes se sa hanë. Rekomandohet vetëm një grusht në ditë.

Të fundit

5 mënyra për të rikthyer humorin e mirë kur ndiheni të lodhur ose të demoralizuar

Në një artikull të botuar së fundmi në Vanity Fair Italia, ekspertja e mirëqenies Sophie Trem ndan pesë strategji...

Kaos te PD, Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës

Kandidatja e Partisë Demokratike në qarkun e Durrësit, Andia Ulliri, ka depozituar një ankesë zyrtare pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), ku pretendon mandatin...

Gjermania po dëbon shqiptarët! Qeveria gjermane ka ndryshuar strategji

Shqiptarët nuk i kanë shpëtuar përpjekjeve të ekzekutivit të ri gjerman për të shtuar nivelin e riatdheshimeve. Media e njohur gjermane, Welt citon Günter...

A do të ktheheshit në fshat për 100 mijë euro?

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka propozuar një masë të re që synon të ringjallë zonat rurale të braktisura, përmes mbështetjes financiare për çiftet...

U zgjodh deputete në 11 Maj, Romina Kuko dorëhiqet si zv/ministre Brendshme

Kandidatja e listës së sigurt në Qarkun e Korçës Romina Kuko ka dhënë dorëheqjen nga detyra si zëvendësministre e Brendshme, pasi u zgjodh deputete...

Lajme të tjera

Web TV