Dështon mbledhja e qeverive, reagon opozita në Kosovë: Fajin e ka Kurti

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita në Kosovë po fajëson kryeministrin Albin Kurti për dështimin e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Kosovë-Shqipëri.

Sipas Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kurti po humb çdo aleat dhe mik të Kosovës. PDK dhe LDK shprehën shqetësimin se raportet Kurti-Rama mund të ndikojnë në përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Në anën tjetër, në Lëvizjen Vetëvendosje, partinë në pushtet, fajin për dështimin e mbledhjes së përbashkët ia adresojnë kryeministrit Rama.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku thotë për KosovaPress se Kurti po i largon aleatët dhe miqtë, në momentin kur i duhen vendit më së shumti.

Megjithatë, ai shton se Kurti dhe Rama duhet të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për të ecur përpara në thellimin e bashkëpunimit Kosovë-Shqipëri.

Anulimin e mbledhjes së përbashkët të qeverive, Kosovë-Shqipëri e sheh shqetësuese edhe deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi.

Por, ndryshe e vlerëson deputetja e LVV-së, Fitore Pacolli, e cila thotë se Kosova do të vazhdojë të jetë e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.

Ajo kërkon nga Shqipëria të mbështesë Kosovën dhe jo të jetë në anën e Serbisë për situatën në veri.

 

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV