Lëngu i pjeprit plot vlera, gjithçka që duhet të dini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pjepri është nga frutat më të pasura me ushqyes të dobishëm për shëndetin e njeriut.

Ai është i pasur me shumë vitamina, minerale dhe fibër. 90% e përmbajtjes së pjeprit është ujë, gjë që e bën këtë frut ideal për hidratim. Përpos të tjerave, pjepri ndihmon në shkrirjen e depozitave dhjamore, humbjen e kilogramëve të tepërt, pastrimin e organeve dhe frenimin e nepsit.

Një sasi prej 100 gramë pjepër ofron 25 kalori, 6% sheqerna dhe 13% gramë karbohidrate komplekse.

Ndër të tjera, pjepri është shumë i pasur me antioksidantë dhe nuk përmban yndyrna apo kolesterol.

Lëngu i pjeprit rekomandohet të përdoret edhe për uljen e tensionit të lartë dhe për mbrojtjen e zemrës sepse është shumë i pasur ma kalium. Nga ana tjetër, vitamina C dhe magnezi janë dy përbërës të rëndësishëm që mbrojnë imunitetin.

Të gjitha substancat e lartpërmendura e bëjnë më të lehtë pastrimin e trupit nga toksinat dhe rrjedhimisht përshpejtojnë metabolizmin.

Një metabolizëm i shpejtë pengon formimin e depozitave dhjamore dhe shkrin ato ekzistuese dhe kështu njeriu e ka shumë më të lehtë për të humbur në peshë.

Lëngu i pjeprit është një burim domethënës i mineraleve siç është magnezi, që na ndihmojnë të flemë. Për shumë vite me rradhë, lëngu i pjeprit është përdorur kundër pagjumësisë. Ai shuan etjen, hidraton qelizat dhe na vë në gjumë.

Të fundit

Zbulohet paga e Luka Modric te Milani

Luka Modric, është tashmë lojtar i ri i Milanit. Ai iu bashkua gjigantëve italianë menjëherë pas përfundimit të Kupës së...

Relax me borxh, kredia pushuese që mund të të ndjekë gjithë vitin

SHPETIM LUKU - Një reklamë televizive: dy të rinj të buzëqeshur takohen “rastësisht” në hyrje të një institucioni financiar dhe nisin bashkëbisedimin. “Po ti, ç’po...

Gafa e Egli Takos në Pejë: A ka shqiptarë këtu apo vetëm kosovarë?

Egli Tako, këngëtarja dhe ish-banorja e BBVA ka vazhduar me koncertet në Shqipëri, por edhe Kosovë. Ashtu si Gjesti edhe Egli pasi publikoi disa...

SPAK mbyll hetimin ndaj ish-deputetit Çyrbja (3 vepra penale)

SPAK, ka përfunduar hetimin e nisur ndaj ish-deputetit socialist, Jurgis Çyrbja. Në dosjen e dërguar në gjykatë, ku janë të pandehur edhe Ahmet Masha...

Rusia nuk trembet, Lavrov: Të shohim se ç’dëshiron në të vërtet SHBA-ja

Ministri i Jashtëm rus thotë se nuk ka dyshim se Moska do të jetë në gjendje të përballojë çdo sanksion të ri nga SHBA-të. Sipas...

Lajme të tjera

Web TV