Shqiptarët të pestët në botë për stresin në punë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një punëtor i stresuar është më pak fitimprurës për biznesin dhe shqiptarët janë ndër më të stresuarit në botë.

Nuk është vetëm një rrogë e mirë që mjafton për të motivuar një punonjës, pasi gjithmonë e më shumë një ambient i qetë dhe respektimi i të drejtave në punë po kthehen në elementë kyç.

Mosplotësimi i këtyre kushteve për shqiptarët ndikojnë më pas në uljen e produktivitetit deri në braktisjen e punës.

Një raport i kompanisë amerikane të sondazheve Gallup për vitin 2022, tregon se Shqipëria është përkeqësuar renditjen e 166 shteteve, duke u pozicionuar e 5-ta në botë, me 47% të punonjësve që raportojnë stres të përditshëm.

Trajnuesit e bizneseve pohojnë se keqmenaxhimi i burimeve njerëzore po ndikon në braktisjen dhe emigrimin e tregut të punës.

“Humbjet më të mëdha në produktivitet, nuk vijnë më nga produkti, nga klienti apo tregu ku je. Vijnë ngaqë punonjësi që ti ke, që të lidh ty me produktin me tregun është i pakënaqur.

Askush nuk largohet nga puna se ka marrë një rrogë më shumë apo më pak. Njerëzit largohen për shkak të kulturës vrastare, negative, ju thith të gjithë energjinë e ditës”, shprehet ekspertja e burimeve njerëzore Elida Motro.

Rritja në karrierë, trajnimet por dhe respektimi i kontratave të punës janë disa nga gjërat që punonjësit dëshirojnë t’i ndryshojnë në ambientin ku punojnë.

“Kur unë shkoj në kompani dhe bëj skanimin e produktivitetit të kompanive më të mira, gjej një shifër tek 49% dhe jo më shumë, gjithë pjesa tjetër është antiproduktivitet. Sigurisht që do jemi keq e më keq.

Mendimi im është  tek edukimi, tek ngritja e ndërgjegjshmërisë, duhet patjetër me drejtuesit e ekonomisë të punojmë me formën që rritja e angazhimit të njerëzve bëhet rritjen e menaxhimit të cilësisë së tyre”.

Lexo edhe :  Studioja çeke projekton kullën kaskadë prej betoni të kuq për Tiranën

Pavarësisht rritjeve ekonomike ndër vite, shtimit të eksporteve dhe uljes së papunësisë, produktiviteti në vend, thënë vlera e shtuar për çdo punonjës ka rënë në pjesën më të madhe të kompanive.

Një situatë e tillë, jo vetëm krijon biznese më të dobëta, por ul ndjeshëm mundësitë për rritje pagash, duke krijuar një rreth vicioz të stresit dhe produktivitetit të ulët.

Të fundit

Nis studimi i terapisë së kombinuar të kancerit “mRNA”

Kompanitë farmaceutike kanë filluar ditën e sotme fazën e fundit të provave për trajtimin e kombinuar të kancerit “mRNA”,...

Ish-kryeministri ‘non grata’ në SHBA, Minxhozi zbulon mesazhin e amerikanëve

Analisti Skënder Minxhozi, duke komentuar deklaratën e të ngarkuarit me punë të SHBA në Tiranë, David Ëisner, i cili tha se nuk i përgjigjet...

Analisti britanik bën paralajmërimin e frikshëm: Evropa të nisë përgatitjet për luftë

Shtetet anëtare të NATO-s në Evropë po përballen me një krizë të madhe – Rusia dhe Kina po armatosen me shpejtësi, me Moskën që...

Ende asnjë gjurmë nga telefoni i Liridonës, hetuesit kërkesë “Apple” për gjetjen e tij

Të tjera informacione janë zbuluar për vrasjen tragjike të Liridona Ademajt. Hetuesit e vrasjes kanë dërguar një kërkesë (apostile) në kompaninë Apple, një vendim...

U mbajt peng për 50 ditë, e reja izraelite bën tatuazhin me mesazhin domethënës

21-vjeçarja izraelite, e cila u lirua pas gati 50 ditësh që u mbajt peng nga Hamasi, bëri një tatuazh të ngjarjeve tragjike të 7...

Lajme të tjera

Web TV