E rëndë/ Gjendet i mbytur 25-vjeçari në një kanal vaditës në Mat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 25-vjeçar është gjetur i pajetë në një kanal vaditës në Mat, pas kërkimeve nga banorët e zonës.

Raportohet se 25-vjeçari ishte zhdukur prej ditës së djeshme, teksa kishte dalë për të mbledhur kërpudha në zonën pranë fshatit Shulbatër.

Familjarët lajmëruan policinë dje në mbrëmje, pasi djali i tyre nuk u kthye në banesë.

Gjatë kërkimeve ditën e sotme 25-vjeçari është gjetur i mbytur në një kanal vaditës, pa shenja dhune.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, rreth orës 23.35, të mbremjes së djeshme, pas njoftimit të familjarëve, se shtetasi E.GJ., 25 vjeç, kishte shkuar në pyll, për të mbledhur kërpudha, dhe nuk ishte kthyer ende në banesë, kanë nisur menjëherë kërkimet në zonën e fshatit Shulbatër, për gjetjen e tij

Pas disa orësh kërkime, në bashkëpunim me banorët e zonës dhe familjarët e tij, është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja nga shtrati i një kanali me ujë vaditës, i trupit të pajetë të shtetasit E. GJ., 25 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është mbytur aksidentalisht.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit

PD-ja po paguan gjithçka ka bërë, shumë më dobët se me Bashën në krye!

Sipas projeksioneve deri më tani, PS-ja është në krye të garës zgjedhore, me 83 mandate, për të shkuar drejt...

I qetë dhe sportiv, Edi Rama shkon në selinë e PS-së

Teksa rezultatet e deritanishme nga KQZ-ja e nxjerrin Partinë Socialiste fituese absolute të zgjedhjeve të 11 majit, Edi Rama ende nuk pranon të bëjë...

5 mënyra për të fuqizuar hormonin e lumturisë në përditshmëri

Për të qenë të lumtur e të përmbushur duhet të përpiqemi të rrethohemi nga njerëzit me të cilët ndihemi mirë, të ndërtojmë marrëdhënie cilësore...

Procedohet 19 vjeçari në Kukës, fotografoi votën dhe e publikoi në rrjetet sociale

Policia në Kukës ka nisur hetimin për një 19-vjeçar, pasi fotografoi votën dhe e publikoi në rrjetet sociale. Njoftimi i policisë: DVP Kukës/ Specialistët për...

“PS fiton thellë në Vorë”/ Spiropali “provokon” Flamur Nokën pas sherrit me votuesit

Elisa Spiropali, e cila mban detyrën e drejtueses politike të Partisë Socialiste në Qarkun e Tiranës, tha se beson se PS fiton zgjedhjet. Ajo ka...

Lajme të tjera

Web TV