Lufta e Ukrainës ka nxjerrë në pah rreziqet e zhdukjes së disa bimëve të tregtuara globalisht.
Me 90% të kalorive që vijnë nga vetëm 15 bimë, ekspertët në Kopshtin Botanik Mbretëror në Kew, Londër janë në kërkim të përbërësve për të mbrojtur ushqimet tona në të ardhmen.
Ndryshimet klimatike po rrisin rrezikun e ‘goditjeve të rënda ushqimore’, ku të korrat do të dëmtohen dhe çmimet e produkteve kryesore do të rriten me shpejtësi në mbarë botën.
Nga 7000 bimë të ngrënshme në mbarë botën, vetëm 417 janë rritur dhe përdoren për ushqim.
Pandanusi
Pandanusi ( Pandanus tectorius ) është një pemë e vogël që rritet në zonat bregdetare nga Ishujt e Paqësorit deri në Filipine. Gjethet përdoren për të bërë ëmbëlsira, në pjesën më të madhe të Azisë Juglindore, ndërsa frutat e ngjashme me ananasin mund të hahen të papërpunuara ose të gatuara.
Pema mund të tolerojë kushte mjedisore të vështira, duke përfshirë thatësirën dhe erërat e forta.
“Është një ushqim rezistent ndaj klimës, ushqyes dhe i shijshëm. Do të ishte mirë të përdornim një shumëllojshmëri ushqimesh në dietën tonë për të anashkaluar krizën ushqimore ”, thotë studiuesi në Kew, Marybel Soto Gomez.
Fasule
Fasulet, ose bishtajore, janë një tjetër “ushqim i së ardhmes”. Ato janë të lira, të pasura me proteina dhe vitamina B dhe janë përshtatur për një sërë mjedisesh.
Ekzistojnë 20,000 lloje bishtajore në botë, por ne përdorim vetëm një pjesë të vogël. Mendohet se ka qindra në natyrë, por ende të panjohura për shkencëtarët.
Jo të gjitha bishtajoret janë të ngrënshme, por ekspertët po eksplorojnë vetitë e llojeve të ndryshme për të parë se cilat prej tyre mund të ofrojnë ushqim dhe lëndë ushqyese.
Drithëra të egra
Drithërat, të cilat vijnë nga barishtet, gjithashtu kanë një diversitet të madh, me më shumë se 10,000 lloje – duke ofruar shumë potencial për ushqime të reja.
Fonio ( Digitaria exilis ) është një drithë ushqyese afrikane që përdoret për të bërë kuskus, qull dhe pije.
Banane false
Enset ose “bananet false” është një lloj bime që konsumohet vetëm në një pjesë të Etiopisë. Fruti i ngjashëm me bimën e bananes është i pangrënshëm, por kërcelli dhe rrënjët me niseshte mund të fermentohen dhe përdoren për të bërë bukë.
Studimet tregojnë se kultura e ngjashme me bananen ka potencialin për të ushqyer më shumë se 100 milionë njerëz në një botë që po “vuan” nga ndryshimet klimaterike./ BBC