VOA: Rama paralajmëron “ngricë” në marrëdhëniet me Serbinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shqipëri, kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot ftohjen e marrëdhënieve me Serbinë, nëse kjo e fundit nuk liron tre policët e Kosovës që mbahen në paraburgim

Në një postim në Twitter, zoti Rama shkroi se “sa më shumë mbahen në Serbi këta tre burra që edhe sikur ta kenë shkelur vijën e kufirit s’kanë kryer asnjë krim, aq më pak do jetë e mundur që marrëdhëniet tona bilaterale të mos bëjnë shumë hapa mbrapa”, vuri në dukje zoti Rama duke shtuar se “kjo do jetë java e rikthimit të akullit mes nesh nëse ata nuk lirohen”.

Deklarata e zotit Rama pason një valë kritikash të ashpra ndaj tij, veçanërisht nga Kosova, për qëndrimet e tij kritike ndaj kryeministrit Albin Kurti, dhe përplasjeve të forta, të këtij të fundit, me komunitetin ndërkombëtar lidhur me tensionet në Veriun e Kosovës.

Edhe sot, zoti Rama shkroi se “nëse de-eskalimi nuk ndodh e humbura e madhe do të jetë Kosova, sepse Serbia mbase nuk jeton dot pa u ri-izoluar”. Ai paralajmëroi rrezikun e marrjes së Veriut nën kontrollin e Kfor-it” gjë që sipas tij do të bënte që Prishtina të humbiste “për kushedi sa kohë, edhe kontrollin formal të shtetit mbi krejt territorin”. Për kryeministrin e Shqipërisë, zoti Kurti duhet të “dalë nga guacka e vetizolimit” dhe të “mos e humbasë Veriun duke parë kudo armiq e tradhëtarë. Koha është tani dhe po fluturon”, shkruan zoti Rama.

Javën e shkuar, kryeministri i Shqipërisë anuloi mbledhjen e përbashkët me qeverinë e Kosovës, të parashikuar për t’u mbajtur në Gjakovë, pasi sipas tij “në kushtet e agravimit me orë, të marrëdhënieve të Kosovës me krejt bashkësinë euroatlantike ky takim nuk mund të mbahet në formatin e parashikuar”. Ai propozoi një takim të ngushtë me zotin Kurti, në praninë dhe të ministrave respektivë të Punëve të Jashtëm dhe të Mbrojtjes, ndërsa paralajmëroi rrezikun e sanksioneve ndërkombëtare ndaj Kosovës. Një takim i cili u refuzua nga kryeministri i Kosovës./VOA

Të fundit

Barcelona bën detyrën në transfertën e Almerias, Fermin Lopez shënon dopietë

Barcelona thuajse siguron vendin e dytë në La Liga, objektiv që i kanosej nga Girona. Në përmbyllje të raundit...

Jo më Vlora, po Shkodra: Lëvizja reale e tektonikës së politikës

Nga Ylli Pata Shkodra është një qark që prej vitesh ka ardhur avash avash duke ndryshuar sjelljen e saj si një bastion poliitik. Një ndryshim që...

Turizmi e konsumi mbajnë me rritje ekonominë shqiptare

Pritjet e Bankës së Shqipërisë për ecurinë e ekonomisë shqiptare mbeten pozitive, të ndikuara nga turizmi dhe konsumi në rritje i popullatës. Drejtori i...

Eksperti i marrëdhënieve zbulon 4 shenjat që tregojnë se një çift është drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Heidit i jepet një mision sekret, ja çfarë duhet të bëjë ajo

Sherret mesa duket nuk janë aq të forta mes banorëve të mbetur në shtëpinë më të famshme në shtëpi. Prej spektaklit të së martës, në...

Lajme të tjera

Web TV