Raporti i INSTAT/ Krifca: Rritje dyshifrore e eksporteve bujqësore në vlerë dhe në sasi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksportet e produkteve bujqësore i janë rikthyer rritjes së fortë dyshifrore për të tretin muaj radhazi në maj, duke bërë që i gjithë pesëmujori të qëndrojë me tendencë pozitivë. Statistikat zyrtare konfirmojnë trendin në rritje të qëndrueshme të këtij sektori, që ka nisur prej fillimit të këtij viti.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca iu referua raportit të Tregtisë së Jashtme, të publikuar nga INSTAT gjatë kësaj jave, sipas të cilit, “eksportet e produkteve bujqësore për muajin Maj 2023 dhe periudhën Janar-Maj 2023 (5M 2023) shënojnë rritje dominante në grupmallrat “Ushqim, pije, duhan””.

Për 5 mujorin, ky grup është zgjeruar me 15% për shkak të ecurisë së mirë që shënoi që prej fillimit të vitit.

Sipas statistikave gjatë 5-Mujorit (Janar-Maj 2023) eksportet e grupmallrave “Ushqim, pije, duhan” shënuan rritje në sasi dhe vlerë respektivisht me +11.3% në sasi (nga 145.5 mijë ton në 5M 2022, në 162 mijë ton në 5M 2023) dhe rritje +15.3% në vlerë (nga 20.32 mld lekë në 5M 2022, në 23.44 mld lekë në 5M 2023).

Në maj sektori i bujqësisë iu rikthye rritjes së shpejtë të eksporteve, që u zgjeruan me 24.6%.

INSTAT bën të ditur se, gjatë muajit Maj 2023 eksportet e grupmallrave “Ushqim, pije, duhan” shënuan rritje respektivisht me +26.5% në sasi (nga 41.6 mijë ton në Maj 2022, në 52.6 mijë ton në Maj 2023) dhe +24.6% në vlerë (nga 5.24 mld lekë në Maj 2022, në 6.53 mld lekë në Maj 2023).

Ministrja Krifca theksoi se, rritjen e eksporteve e ka mundësuar zgjerimi i prodhimit bujqësor vendas falë përpjekjes dhe punës së palodhshme të fermerëve, por edhe falë mbështetjes së qeverisë.

Lexo edhe :  Çmimet e apartamenteve do të bien?/ Ekspertja: Tregu është bllokuar

“Politikat e duhura kanë mbështetur zinxhirin prodhues-grumbullues e standardizues të produkteve  që ka forcuar pozicionin “made in Albania” në tregjet e eksportit, duke na sjell më afër me përmbushjen e objektivit prej 1 miliard dollarë eksporte bujqësore brenda vitit 2030”, u shpreh ministrja, teksa vuri në dukje, se sot eksportet bujqësore shqiptare, shkojnë në 78 shtete të botës.

Të fundit

Endri Shabani kërkesë KQZ për të “djegur” Adriatik Lapajn

Në emër të Partisë Nisma Thurje dhe Koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet, Endri Shabani i është drejtuar KQZ me disa...

E qëllimshme apo aksidentale?/ Motorët e Air India me 270 viktima u fikën nga pilotët

Hetimi për rrëzimin e avionit të Air India, i cili vrau 270 persona muajin e kaluar, po përqendrohet në veprimet e pilotëve të avionit....

A do prishet Muri i Berlinit në Tiranë

Nga Ben Blushi Sikur të isha një guidë turistike do i tregoja turistëve një mur që ndan dy rrugë në mes të Tiranës, siç ndante...

100 milionë euro, ja kush është mbretëresha e papritur e merkatos në Serie A

Como është përsëri mbreti i merkatos në Itali, një klub që vazhdon të investojë shuma të konsiderueshme për t’i siguruar Cesc Fabregas një skuadër...

Hataja në Kryesinë e Kuvendit

Nga Agron Gjekmarkaj Lëvizje të çuditshme u panë në kryesinë e Kuvendit! Njerëzit nuk dalloheshin kush ishin, të veshur me rroba ushtarake nga ato të vjetrat,...

Lajme të tjera

Web TV