“Fevzi, fol mirë me mua!”/ Tone të ashpra mes gazetarit dhe avokatit të muxhahedinëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një debat me tone të ashpra ndodhi mes drejtuesit të emisionit Opinion Blendi Fevziu dhe përfaqësuesit ligjor të muxhahedinëve, Genc Gjokutaj.

Teksa diskutonin në lidhje me kontrollin e policisë në kampin e MEK në Manzë të Durrësit, Fevziu e pyet avokatin nëse anëtarët e MEK nënshkruajnë një deklaratë që nuk do të ushtrojnë aktivitet politik në territorin e atij vendi.

Avokati i kthehet duke i thënë nëse ka ndonjë fakt për këtë, por kjo ka shkaktuar debat mes tyre.

Debati:

Blendi Fevziu: Gjokutaj gjëja e parë që firmos çdo emigrant… O Gjokutaj se tani mos më bëj për një gjë që e di shumë mirë.

Genc Gjokutaj: Jo, jo, jo Fevzi.

Blendi Fevziu: Gjokutaj, nënshkruajnë një deklaratë që nuk do të ushtrojnë aktivitet politik në territorin e atij vendi.

Genc Gjokutaj: Nuk ekziston…

Blendi Fevziu: Strehimi politik jepet me një deklaratë në të cilën do të firmoset se nuk do të ushtrosh aktivitet politik në territorin e atij vendi.

Genc Gjokutaj: Kush është aktiviteti politik, ke në dorë një fakt?

Blendi Fevziu: Këtë pra po hetojnë.

Genc Gjokutaj: Ore Fevzi a nuk e kupton këtë që Edi Rama…

Blendi Fevziu: Po ç’më duhet mua Edi Rama. Edi Rama, Edi Rama. Ne flasim për amerikanët këtu, ti thua Edi Rama. O Gjokutaj mos më bërtit kot tani, por kam pyetje, s’po merrem me Ramën fare.

Genc Gjokutaj: Për çfarë më ke ftuar mua, për çfarë më ke ftuar mua?

Blendi Fevziu: Ore Gjokutaj mund të më dëgjosh mua mos flasësh kot. Një pyetje kam. Sali Berisha kryeministër i shqipërisë, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, i mori muxhahedinët…. A mund të më dëgjosh tani apo jo?

Lexo edhe :  Ndarja nga jeta e Artan Lames, Veliaj i shpreh ngushëllimet familjes: Mik i vyer!

Genc Gjokutaj: Fevzi fol mirë me mua se nuk jam i ftuari jot i përhershëm.

Blendi Fevziu: A mund të më dëgjosh o zotëri?

Genc Gjokutaj: Po.

Blendi Fevziu: Sali Berisha kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama kryeministër i Shqipërisë, i mori muxhahedinët se kishin hall të luftonin Iranin, apo i morën se ia kërkoi SHBA-ja?

Genc Gjokutaj: Se ia kërkoi SHBA-ja.

Blendi Fevziu: Kaq është, pra. Dhe sot SHBA po thotë këtë gjë. Nuk i morën këtu për të luftuar regjimin e Teheranit.N

Të fundit

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lamtumira e një legjende, Luka Modric përcillet mes duartrokitjeve nga Bernabeu

Real Madrid e ka mbyllur me fitore këtë edicion në La Liga, duke mundur në “Santiago Bernabeu” Real Sociedadin me shifrat 2-0, ku protagonist...

Twitter (X) në kolaps në mbarë botën, çfarë po ndodh me rrjetin social?

Platforma X, e drejtuar nga Elon Musk, ka përjetuar një ndërprerje të gjerë shërbimi që ka prekur përdoruesit në mbarë botën. Sipas të dhënave nga...

Lajme të tjera

Web TV