Katër arsye përse nuk duhet ta teproni me bukën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buka është padyshim e mrekullueshme në shije dhe në shqisa por sa i përket shëndetit jo dhe aq.

Buka është e para prej së cilës një person që dëshiron të humbasë në peshë, duhet të heqë dorë. Nga ana tjetër teprimi me bukën shoqërohet me pasoja në organizëm, të cilat do t’i gjeni duke lexuar më poshtë.

Më shumë uri

Kur vjen puna tek uria, ka shumë rëndësi lloji i bukës që zgjedhim. Buka ofron shumë karbohidrate e veçanërisht ajo e bardha ka një nivel të lartë glicemie. Studimet tregojnë se konsumi i produkteve me nivel të lartë glicemie mund të shtojë urinë dhe ta shtyjë njeriun drejt tepricës.

Niveli i sheqerit rritet

Ngrënia e një koshi të tërë me feta buke mund të nxisë rritjen e tepërt të nivelit të sheqerit në gjak. Kur kjo ndodh, njeriu përballet me një rrezik të shtuar të shfaqjes së diabetit. Buka e bardhë përmban drithë të përpunuar dhe ka nivel të lartë glicemie që përkthehet në nivel të lartë të sheqerit në gjak.

Shtim në peshë

Buka e bardhë nuk ofron fibër e as ushqyes të tjerë dhe rrjedhimisht nuk ju mban të ngopur gjatë. Kësisoj ju do të konsumoni më shumë ushqim sepse do të ndiheni më të uritur dhe do të merrni më shumë kalori që përkthehet në shtim të paevitueshëm në peshë.

Probleme me tretjen

Një nga disavantazhet e konsumit të pakët të fibrës është tretja problematike dhe konstipacioni. Për më tepër, buka e bardhë mund të përmbajë shumë kripë, veçanërisht nëse hani disa feta njëra pas tjetrës. Konsumi i tillë i kripës shkakton fryrje në stomak e jo vetëm. Ekspertët këshillojnë konsumin e frenuar të bukës dhe përzgjedhjen e llojit të duhur të saj që është buka me drith të plotë e të papërpunuar./AgroWeb.org

Të fundit

‘Zëvendëson’ edhe parashikimin e motit/ Ja profesionet që rrezikohen nga ‘AI’

I ftuar në “Live From Tirana” me Ksenja Shoshaj ka qenë eksperti i IT, Tomi Kallanxhi. Ai ka folur...

6 mln $ për heqjen e non gradës/ Krymadhi: Bravo u qoftë, s’më duket shifër e ekzagjeruar

Deputetja Monika Kryemadhi ka komentuar kontratën e lobimit të PD-s prej 6 mln dollarësh në SHBA, me qëllim heqjen e non grata-s së Sali...

Problematikat me shpërndarjen e fletëve të votimit në Greqi/ Punohet me orare të zgjatura

Ambasada shqiptare në Greqi ka njoftuar se pikat e kompanisë postare DHL në Athinë dhe Pire do të funksionojnë me orar të zgjatur. Ky njoftim vjen...

“E futën me forcë në makinë”/ Zbulohen detaje nga pengmarrja në Tiranë

Janë zbuluar detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Tiranë, ku një 68-vjeçar u mor peng. Sipas policisë,...

“Të kemi marrë burrin peng! Duam 2 milionë lekë”/Policia vë në pranga 5 persona në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Tiranë. Pesë persona kanë marrë peng një 68-vjeçar dhe kanë telefonuar bashkëshorten e...

Lajme të tjera

Web TV