Energjia për furrat e bukës, zbardhet propozimi i ri: Tarifa e ulët, sipas faturës ku…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa prej disa javësh është rikthyer debati për çmimin e energjisë elektrike të furrave të bukës, që tregtojnë edhe prodhime brumi e pastiçerie, një alternativë e re për aplikimin e tarifës preferenciale për aktivitetin e prodhimit të bukës është duke u shqyrtuar.

Po synohet që diferencimi i çmimit preferencial prej 7.6 lekë/ kËh të bëhet përmes faturave të tregtimit të bukës, ku evidentohet TVSH-ja e reduktuar që subjektet paguajnë.

Kjo pasi, aktualisht TVSH e bukës është e reduktuar në masën 8%, ndërkohë që për produktet e tjerë të brumit dhe pastiçerisë aplikohet TVSH normale, në masën 20%.

Të njëjtët burime thanë se instalimi i dy matësve, sipas aktivitetit që ushtrohet nga këto subjekte është i vështirë, duke qenë se prekja apo përgatitja e brumit kryhet në të njëjtat pajisje.

Ndërkaq, Shoqata e Bukës, Pastiçerisë dhe Brumrave ka parashtruar kërkesat e saj për zgjidhjen e kësaj situate.

Referuar propozimeve, Shoqata kërkon që furrat që prodhojnë bukë dhe prodhime brumi, të kenë tarifimin alternativ 9.5 lekë/ kËh ose të studiohet me grup të përbashkët.

Të fundit

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Shqipëria do të përjetojë një tjetër ditë tipike vere më 3 gusht 2025, me qiell të kthjellët gjatë gjithë...

Horoskopi ditor, 3 Gusht 2025

Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift pritet te jete mjaft premtuese sot. Do ndiheni mire pranë partnerit tuaj dhe do shkëmbeni me te çdo...

Beteja e Bathinus dhe mposhtja e dalmatëve nga Tiberi

Viti 8 pas Krishtit Në vitin 8 pas Krishtit, gjatë fushatave romake për nënshtrimin e popujve ilirë në Ballkan, gjenerali romak Tiberi (i biri i...

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale deri te politikat për dizajnin...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Lajme të tjera

Web TV