Olsi Bylyku flet për herë të parë për ndarjen nga Egli: Na mungon njëri-tjetri por…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Olsi Bylyku ka folur për herë të parë këtë mbrëmje për marrëdhënien e shumëpërfolur me  Egli Takon. Aktori pranoi se ka një krisje mes çiftit, duke thënë se faji nuk ka qenë i asnjërit por rrethanat ishin të tilla.

“Unë me thënë të drejtën i kam parë lajmet e në disa gjëra kanë pasur të drejtë në disa të tjera kanë bërë shkrimet e veta. Me thënë të drejtën jam një njeri që jam shumë përgjegjës dhe mundohgem shumë që ti mbaj ato balancat e mira me miqtë e kolegët, mundohet ti jap kohën të gjithëve e partneres.

Kjo balancë ndoshta më ka vënë edhe një përgjegjësi mbi shpatulla që të ec me plan se ku dua të shkoj e ku dua të jem dhe unë mënoj se edhe me Eglin ja kemi arrit planin sepse besoj që e kemi këndu historinë tonë një vit më përpara. Unë me Eglin kam qenë në një lidhje, as të fejuar as të martuar. Historinë tonë e kemi kënduar me dy këngë me Eglin.

Unë kam parë lajme kohët e fundit çfarë s’kam parë. Edhe një deklaratë të shokut tim Lorencit. Nuk ka pasur asnjë gabim nga asnjëri, besoj që ishte zgjedhja më e mirë që për herë të parë në jetën tonë zgjodhëm veten tonë.”, tha Olsi në “Më lër të flas”.

I pyetur nëse i mungon partnerja, ai pohoi që të dyve i mungon njëri tjetri, por asnjërit nuk i duhet prania e tjetrit.

“Nuk besoj që asnjërit nga ne nuk i mungon prania e njëri tjetrit por asnjërit nga ne nuk i duhet prania e njëri-tjetrit.”, u shpreh ai.

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV