Rama takohet me Borrell në Bruksel, tensionet në veri ende të ndezura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama vijoi dje takimet në Bruksel ku bisedoi me kryediplomatin Europian Josep Borrell, njëhershëm një nga të deleguarit për bisedimet Kosovë-Serbi.

Temë kryesore e dikutimeve ishin pikërisht mundësia e shtensionimin e situatës në veri të Kosovës. Nga ana e tij, Rama i tha Borrell, se Shqipëria është e gatshme të bashkëpunojë me miqtë për të për një ballkan të paqtë dhe të zhvilluar.

Nga ana e tij, shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, falenderoi kryeministrin Edi Rama për angazhimin e tij për të gjetur një paqe mes Kosovës dhe Serbisë. Në konferencë të përbashkët Borrell tha se BE-ja përgëzon rrugëtimin e Shqipërisë në përmbushjen e kushteve për tu bërë pjesë unionit evropian.

“Jam i lumtur të shikoj që Shqipëria ka bërë progres në ecurinë e saj drejt BE dhe janë të vendosur të vijojnë më tej për negociatat. Jam shumë i lumtur të shoh se Shqipëria ka qenë në harmoni të plotë me vlerat tona.

Shqipëria do ketë mbështetjen e BE në këtë aspekt. Ne kemi diskutuar për dialogun për paqen në Prishtinë, dhe të faleminderit ty kryeministër për angazhimin për të gjetur një zgjidhje. Palët duhet të gjejnë një mënyrë për të evituar përshkallëzimin e situatës dhe të miratojnë udhërrëfyesin që iu është vendosur në tavolinë!

E kam bërë të qartë edhe pas takimit të djeshëm të ministrave të Jashtëm të BE-së se, palët duhet t’i ulin tensionet dhe të gjejnë zgjidhje, sipas planit të BE-së, që u është prezantuar atyre javën e kaluar në Bruksel. Situata kërkon hapa të shpejtë dhe zgjidhje të shpejtë, dhe mund t’ju them që vendet janë duke humbur durimin, andaj kërkojnë veprime të shpejta”- tha Borrell.

Më tej ai u shpreh se situata në veri të Kosovës kërkon hapa të shpejtë dhe zgjidhja të shpejtë e shtoi se vendeve të BE-së po ju humbet durimi me situatën në veri të Kosovës, ndryshe do të ndërmarrin sanksione. Ndërsa Rama u tregua mirënjohës për inkurajimin që mori prej përfaqësuesve të BE-së këto dy ditë në Bruksel dhe shpresoi në një zgjidhje sa më të shpejtë për rajonin, e veçanërisht për dialogun Prishtinë-Beograd.

Lexo edhe :  Tym i bardhë në Vatikan, zgjidhet Papa i 267-të i Kishës Katolike Romake

Përgjatë konferencës, Rama përmendi idenë e një takimi të nivelit të lartë, në të cilin, Kosova dhe Serbia, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, do të gjenin një zgjidhje. Kryeministri Rama tha se nuk duhet të lejohet që gjithçka e arritur në rajon “të shembet si një kullë prej rëre“.

‘Jemi pjesë e rajonit që ka vuajtur shumë në të shkuarën, që nuk mundet të ketë një shikim mbrapa dhe ku ngjarjet nuk janë gjithmonë të ndara nga njëra-tjetra. Ne nuk mund të shikojmë vetëm shtëpinë tonë, pa shqetësime se çfarë po ndodh rreth e rrotull dhe situata nuk ka të bëjë vetëm me Kosovën e Serbinë, por gjithë rajonin.

Shqipëria është e angazhuar të punojë me ju dhe gjithë miqtë tanë, kemi shumë gjëra për të bërë. Kemi procesin e Berlinit, kemi bërë progres dhe nuk mund të lëmë këtë situatë në vend të dytë’, u shpreh Rama.

Takimet e kreut të qeveriso sonë ishin mjeft të rëndësishme edhe të hënën, teksa fillimisht u takua me Presidentin e Këshillit Evropian, ku ndanë së bashku të njëjtin mendim, që lirimin e tre policëve të Kosovës, ishte shumë vonë por megjithatë një lajm I mirë. Rama pati takim edhe me Komisionerin për Zgjerimin Europian Olivér Várhelyi.

 

Të fundit

Një mandat më shumë në Shkodër,’Neomalësorja’:Do fokusohem të turizmi dhe zhvillimi rural

Me votat e numëruara brenda vendit, PS siguron 4 mandate në qarkun Shkodër, duke i marrë një PD-së nga...

Bashkimi Europian miraton paketën e re të sanksioneve kundër Rusisë

Bashkimi Evropian (BE) e ka miratuar të mërkurën një paketë të re të sanksioneve kundër Rusisë, duke goditur “flotën në hije” të Rusisë, ndërkohë...

Vota preferenciale në Korçë, ndryshon emri i deputetit fitues të PD

Pas numërimit të 352 nga 422 kutitë e votave preferenciale në Qarkun e Korçës, janë përcaktuar emrat që pritet të përfaqësojnë këtë qark në...

Prej muajsh i ka dhënë fund martesës me bashkëshortin, rrëfehet Hati i TikTok-ut

Influencerja Hatixhe Braka e njohur për fansat si Hati, i ka dhënë fund njëherë e mirë aludimeve nëse është ndarë apo jo me bashkëshortin...

BKH dhe FNSH aksion me urdhër të SPAK, disa persona të ndaluar për krime zgjedhore

BKH, forcat operacionale dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion në Shkodër me urdhër të SPAK ku janë shoqëruar disa persona për krime zgjedhore. Sipas burimeve,...

Lajme të tjera

Web TV