Foshnja vdiq në spital pas lindjes, caktohen masat e sigurisë për 3 mjekët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Prizrenit ka caktuar ditën e sotme masat për tre mjekët e arrestuar të mërkurën pas vdekjes së foshnjës në spital.

Tre mjekët akuzohen se kanë vepruar në mënyrë të pakujdesshme me rastin e lindjes së fëmijës, derisa gjendja e të porsalindurit është përkeqësuar. Sipas gjykatës, të pandehurit kanë ndërhyrë me vonës duke mos arritur ta shpëtojnë foshnjën.

Për dy nga mjekët e arrestuar është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie” ndërsa për tjetrin është caktuar masa “detyrim paraqitje”.

“Më datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë veprojnë haptazi në mënyrë të pakujdesshme si ekip i mjekëve me rastin e lindjes së fëmijës, derisa i është renduar dhe përkeqësuar gjendja e të dëmtuarës (pacientes), dhe e fëmijës, me ç ‘rast pasi kuptojnë për gjendjen e të dëmtuarës dhe fëmijës ekipi i mjekëve – të pandehurit intervenojnë me vonesë mirëpo fëmija i porsalindur nuk arrin të mbijetoj – vdesë.

Gjithashtu, më datë 27 qershor, rreth orës 03:40 në Prizren, në Spitalin Rajonal të Prizrenit të pandehurit në cilësinë e mjekëve kujdestarë fshehin, ose e bëjnë të pashfrytëzueshëm, tërësisht sendin – provën kryesore me qëllim të pamundësimit të shfrytëzimit të sendit në procedurë zyrtare, në atë mënyrë që pas lindjes, të pandehurit placentën e fetusit të fëmijës të posa lindur i cili ndërron jetë pas lindjes, me qëllim që të fshehin çështjen e të provuarit lidhur me shkakun e vdekjes së foshnjës këtë placentë nuk e regjistrojnë dhe identifikojnë dhe e vendosin së bashku duke e përzier me placentat tjera në vendin ku i ruajnë, nuk e dërgojnë në IML së bashku me trupin e pajetë të foshnjës i cili është dërguar në autopsi me urdhër të prokurorit, e cila provë është vendimtare për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, shkruhej në njoftimin e Gjykatës.

Lexo edhe :  Albin Kurti jep dorëheqjen si kryeministër i Kosovës, para betimit si deputet

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në spitalin e Prizrenit, ku ndërroi jetë foshnja e porsalindur. Denoncimi në polici u bë nga babai, i cili është ankuar se pas lindjes së gruas së tij në Spitalin e Prizrenit, foshnja ka vdekur pas disa minutash. Ai akuzoi mjektët për neglizhencë.

Të fundit

Çfarë po ndodh me prodhimet në Kinë pas taksave amerikane

A keni ëndërruar gjithmonë të keni një çantë Birkin, por kushtonte 38,000 dollarë dhe duhet të prisnit gati një...

E Enjtja e Madhe dhe kuptimi i lyrjes së vezëve të kuqe të Pashkës

Të enjten e madhe lyejmë një pjesë nga vezët e kuqe të Pashkës. Lyejmë për çdo pjesëtar të familjes dhe për disa persona të afërt...

Zjarr pranë autostradës në Vlorë, vështirësi në qarkullim nga tymi i madh

Në krah të autostradës së Vlorës një hapësirë toke e mbjellë me ullinj dhe bimësi të zonës është përfshirë nga flakët. Dyshohet se ka qenë...

Mbërrijnë votat e para të diasporës në Shqipëri

Kanë mbërritur në Republikën e Shqipërisë votat e para të diasporës. Gazetarja e Klan News, Klesiana Omeri raporton se votat e mbërritura janë duke...

Dosja “Metamorfoza”, biznesmeni Pëllumb Gjoka tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar

Biznesmeni Pëllumb Gjoka, i pandehur në dosjen "Metamorfoza", tërhiqet nga gjykimi i shkurtuar. Përmes avokatit të tij, Gurali Brahimllari, Gjoka tha se çështja nuk mund...

Lajme të tjera

Web TV