Surprizohet nga gjysma e tij/ Mateus Frroku: Po, dua të bëhem baba!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shumë emocione për Mateus Frrokun sot në programin ‘Më prit në fundjavë’ me Ermal Peçin. Këngëtari dhe partneria e tij e kanë mbajtur sa më hermetik raportin e tyre, por mesa duket sot, gjysma e tij i bëri një dedikim prekës e emocionues në program.

Përmes një letre, ajo falenderonte Mateusin për çdo çast të ndarë sëbashku dhe shprehej e lumtur për vendimin për jetën që i pret ‘dorë për dore’. Pas letrës, me sy që shkëlqenin e fjalë që mezi vinin, ai tha:

‘Ajo ishte më shumë e vëmendshme për intervistën sot kështu që mendoja që po planifikonte diçka. E ndjeja, wow.  Ermal, nga mosha 18 deri 30 vjeç unë kam qënë vetëm, unë jam shumë i lumtur që kam takuar Xhesin dhe që më kupton, madje edhe në marrëdhënien me punën duke qënë se ajo është edhe vetë muzikante. Ç’më bëte me këtë letrën, e dua ta kem kujtim. Shumë faleminderit’.

Teksa fliste kaq i emocionuar, Ermali e pyet nëse do dëshironte ta kurorëzonin lidhje me një fëmijë dhe përgjigjja ishte: Po, dua shumë të bëhem baba.

Duke folur për muzikën dhe festivalet, Mateusi tregoi vendimin më të fundit:

‘Nuk do marr më pjesë në festival. Kjo është bindja ime. Nuk ka lidhje me meritokracinë, por nuk dua të marr pjesë në një kompeticion ku duhet ti nënshtrohem rregullave. Dua të prodhoj për YouTube dhe të kem eventet e mia.’

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV