Kryetari i Partisë së Kuqe të Norvegjisë, Bjornar Moxnes, është arrestuar për vjedhje syzesh të shtrenjta dielli në aeroportin e Oslos.
“USA Today” raportoi se Moxnes u ndalua në Gardermoen pasi u zbulua se ai kishte dalë nga një dyqan në aeroportin e Oslos me syze të shtrenjta që nuk i kishte paguar.
Ngjarja ka ndodhur dy javë më parë dhe politikani i ri Moxnes ka thënë se i ka futur “rastësisht” syzet në çantën e tij.Ai është gjobitur me 3.000 kuna norvegjeze (255 euro).
Moxnes ka deklaruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook se policia po bën punën e saj dhe se kjo ishte një përvojë e turpshme për të.
Politikani norvegjez ka thënë se nuk ka justifikime dhe se duhet të pranojë pasojat e kësaj situate.