Travel Fest Albania çel edicionin e dytë, konkurojnë mbi 100 filma

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edicioni i dytë i Travel Fest Albania ngre siparin  në Amfiteatrin e Tiranës,  falë një ekrani gjigant e plot filmave premtues. Energjia e mirë dhe entuziazmi për gjuhën kinematografike, mbeten nën intervalet e edicionit të parë të këtij festivali; të forta dhe mjaft të sinqerta, të përçuara nga vetë pjesëmarrësit.

Mes 50 autorëvë të huaj, në skenë u ngjitën për të ndarë përshtypjet e tyre regjisorja Iryna Melnyk dhe producenti spanjoll Manuel Ibero, që në këtë festival konkurrojnë me filmin “Debutimi i 5 fshatrave spanjolle”. Të mrekulluar nga Shqipëria, Melnyk dhe Ibero nuk i kursyen lëvdatat. “Është një vend i vogël, megjithatë mund të them se të fton për eksplorim. Padyshim është një  gur i çmuar, që thjesht duhet zbuluar”, – u shpreh producenti Manuel Ibero. “Patëm një udhëtim me vonesë, por nuk mund ta quaj aspak problem. Gjithçka që pasoi më tutje, ishte fantastike. Kemi parë vende të jashtëzakonshme…”, – tha regjisorja e huaj Iryna Melnyk. Mbi skenë, u ngjit edhe zëvendës Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Vilma Bello.

“Në Ditën Botërore të Qeseve Plastike, kur në Shqipëri prej një viti është ndaluar përdorimi i qeseve plastike, këto festivale, ose këto organizime, patjetër që nxisin vetëdije edhe më të mirë për të ruajtur dhe zhvilluar turizmin e qëndrueshëm”, – vlerësoi zëvendës Ministrja Vilma Bello.  Për Shqipërinë në vetvete, mes notash humori e lentes së një kamere nga Danimarka, u prononcua përreth 5 minuta Mikael Kyster. Pikërisht me produktin filmik “Familja Kyster në Shqipëri”, me të cilin konkurron në edicionin e II të Travel Fest Albania. Plot 10 produksione e pasuan atë, me tematika të ndryshme si: natyra, mjedisi, turizmi, trashëgimia dhe historia.

Dhe kjo është vetëm pikënisja e një rrugëtimi që do të zgjasë deri më 7 Korrik, e që do të shtrihet edhe në Durrës e Gjirokastër. Për autorët, rrugëtimi premton adrenalinë e aventura eksploruese, mes copëzash historike e kulturore të vetë Shqipërisë. Në tërësi do të shfaqen 112 filma të përzgjedhur, që sipas kryetarit të jurisë së festivalit, Vladimir Peroviç, të gjitha i adresohen njeriut, qenies që mbetet gjithmonë e njëjtë, pavarësisht vendit ku jeton e vepron. “Është natyra, mjedisi e klima çka dhurojnë për njeriun elemente të reja, dhe kjo është çfarë do të mësoni nga filmat që do të shihni”, – iu drejtua Vladimir Peroviç të pranishmëve, ndërsa nuk ngurroi ta cilësonte Travel Fest Albania si festivalin e ndasive të vogla mes kolegësh e shikuesish dhe në të vërtetë, sipas tij, me shumë rëndësi dhe vlera. Sakaq, drejtori i festivalit Pandeli Çeço i mëshoi nevojës për mbështetje që paraqet sektori kinematografik dhe derivatet e tij, përfshirë këtu eventet e ngjashme me Travel Fest Albania. Për më shumë se dy orë, ekrani i madh në zemër të Amfiteatrit të Tiranës tërhoqi pas vetes grupmosha të ndryshme. Dhe ekrane të ngjashme premtojnë se do të dallohen nga i njëjti pasion e dashuri për kinematografinë, për plot 4 ditë, në Durrës e Gjirokastër.

Të fundit

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Trump kërkon takim me Putin javën e ardhshme

I dërguari im i posaçëm, Steve Witkoff, sapo pati një takim shumë produktiv me Presidentin rus Vladimir Putin. Është arritur përparim i madh!”. Ky ishte...

Lajme të tjera

Web TV