Kriza demografike në vend, punëdhënësit sfidë për të plotësuar vendet e lira të punës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kriza demografike që po përjeton vendi me emigracion të lartë, rënie të lindjeve dhe plakje të popullsisë po thellon vit pas viti mungesat në tregun e punës.

Të dhënat zyrtare tregojnë se vit pas viti, vendet e reja të punës në dispozicion janë në më shumë se në një të tretën zëvendësime.

Agjencia Kombëtare e Punësimit, në një analizë të detajuar për treguesit e punësimit, vuri në dukje se 33% e vendeve të lira të punës janë për zëvendësimin e punonjësve që dalin në pension, ose ikin në emigracion.

Të dhënat që i takojnë vitit 2021, tregojnë se bizneset shpallën 24,965 vende të lira pune, prej të cilave 33% ishin zëvendësime dhe 77% ishin vende të hapura rishtas. Në vitin 2017, vendet e lira të punës për zëvendësim përbënin vetëm 17% të totalit të vakancave të shpallura nga bizneset.

Dekadën në vijim, vendet e lira të punës të krijuara nga ata që dalin në pension do të rriten së tepërmi, për shkak se hyn në fazën e pleqërimit gjenerata e bumit të lindjeve në vitet 60.

Demografët që merren me projeksionet e popullsisë lajmërojnë se shumë shpejt, popullata e re në moshë nuk do të mjaftojë për zëvendësimin e pensionisteve.

Në shifra absolute, hyrjet e reja të forcës së punës nuk do të jenë të mjaftueshme për të zëvendësuar popullatën që e kalon moshën e punës.

Projeksionet e reja të popullsisë tregojnë se në vitin 2036, popullsia e grup-moshës 0 deri në 14 vjeç do të ulet me rreth 70% e popullsisë së të njëjtës grup-moshë në vitin 2021, si për meshkujt, edhe për femrat.

Nga ana tjetër, popullsia e grupmoshës 64 vjeç e lart do të rritet me rreth 40% për meshkujt dhe 45% për femrat. Në nivel absolut, hyrjet e reja në tregun e punës nuk do të jenë të mjaftueshme për të zëvendësuar largimin e popullsisë që nuk është më në moshë pune.

Lexo edhe :  Ndarja nga jeta e ish-ambasadorit gjerman, politika me mesazhe ngushëllimi

Ekspertët e çështjeve demografike analizojnë se Shqipëria është përballur vonë me këtë fazë të tranzicionit demografik, por mund të mësojë nga përvoja e shumicës së vendeve që janë përballur me këtë sfidë në dekadat e shkuara.

Kjo nënkupton se punëdhënësit shqiptarë po përballen dhe do të vazhdojnë të përballen në të ardhmen e afërt me sfida serioze në tërheqjen e forcës së punës me kualifikim të ulët dhe gjysmë të kualifikuar për të plotësuar vendet e lira të punës në rritje.

Popullsia në moshë pune gjithashtu do të zvogëlohet dhe plaket, sipas projeksioneve të reja të popullsisë. Në 30 vitet në vijim, mosha mesatare e saj duhet të rritet nga 41.7 në 46 vjeç.

Nëse pranojmë përkufizimin standard europian të moshës ekonomikisht produktive (20-64 vjeç), mund të themi se kjo madhësi e segmentit të popullsisë arriti afërsisht 1.74 milionë njerëz në fund të vitit 2020.

Pas 30 vjetësh, deri në fund të vitit 2050, kjo madhësi e kategorisë së moshës duhet të zvogëlohet në rreth 1.32 milionë banorë, ose 24% më pak./Monitor

Të fundit

Ndryshimet e Partisë Demokrate dhe asaj Republikane ndër vite

Shtetet e Bashkuara kanë dy parti të mëdha: atë Demokrate dhe atë Republikane Partia Demokrate Partia Demokrate njihet si mbështetëse e...

“Nënë, ushtarët i vrasin fëmijët me plumba të vegjël”/ Osmani kujton fjalët e vogëlushit

Pasi Kombet e Bashkuara miratuan Rezulutën për Përkujtimin e Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka deklaruar se njohja është...

Sara Gjordeni emocionon me fjalët për beben që pritet të vijë në jetë

Sara Gjordeni dhe Bardhi pak javë më parë ata zbuluan se do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë. E po ashtu...

Presidencialet në SHBA/ Biden dhe Trump “luftë” për votat e grave

Votueset amerikane përbëjnë mbi gjysmën e elektoratit në Shtete të Bashkuara. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns u hedh një vështrim strategjive të...

FOTO/ Piktori më i vogli në Guinness, 1-vjeçari hyn në librin e rekordeve

Një vogëlush në Ghana është cilësuar si piktori më i ri në botë. Nëna e tij ka shprehur për BBC krenarinë për aftësitë artistike...

Lajme të tjera

Web TV