Rama takim ndryshe me Vuçiçin, të dy dalin të mërzitur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në tre vitete e fundit takimet Rama-Vuçiç, në Beograd, Tiranë apo në Bruksel, kanë qenë gjithnjë të “qeshura” dhe me projekte për të ardhmen, por takimi i djeshëm ishtë ndryshe.

Vizitën e fundit në kryeqytetet e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor Rama e kreu në Beograd ku mbajti edhe një konferencë me presidentin serb. Vuçiç deklarohet “i pezmatuar” për mbylljen e njëanshme të Ballkanit të Hapur, ndërsa Rama theksoi se vetëm dialogu dhe plani franko-gjerman janë zgjidhje për konfliktin në veri të Kosovës.

Një ditën e fundit të turit ballkanik në kuadër të Procesit të Berlinit, kryeministri Edi Rama u ndal në Beograd ku pati një takim të shkurtër në zyrën e presidentit serb Aleksandër Vuçiç dhe më pas të dy mbajtën një koferencë shtypi. Ndryshe nga herët e tjera një lloj tensioni dukej tek të dy liderët si Rama ashtu edhe Vuçiç.

Mbyllja e “Ballkanit të Hapur nga Rama, ardhja në jetë e Procesit të Berlinit dhe situate e tensionuar në Veri të Kosvës ishin asye të mjaftueshme për të treguar se fuqia ballkanike për paqe është mjaft e brishtë. Kryeministri Edi Rama në takimin e zhvilluar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, në kuadër turit ballkanik, ka thënë se rruga e vetme për të ecur përpara është bashkëpunimi dhe paqja.

Gjithashtu ai u shpreh se rritja e tensioneve nuk është zgjidhje. Kryeministri shtoi se dialogu është rruga e vetme për paqen në rajon. “Rruga e vetme, për të ecur përpara nuk është nxitja e tensioneve, por rruga e dialogut dhe arritja e dakordësinë mbi marrëveshjen që buron nga plani franko-gjerman.

Duhet hapura rruga e arsyes dhe pastaj të kalohet në procesin e dialogut”, ka thënë Rama, duke shtuar: “Ne jemi mësuar të kuptojmë se nuk nuk mund të biem dakord me të gjithë, por të mos na pengojë të bëjmë më të mirat për rajonin tonë, për një proces bashkëpunimi dhe paqeje”. Kjo vizitë e Ramës në Serbi, vjen pas përfundimit të takimeve në Maqedoninë e Veriut, Kosovë  dhe Mal të Zi.

Në takimin e tij të zhvilluar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryeministri Edi Rama u pyet lidhur me tensionet në veri të Kosovës, nëse ka mundësi që Serbia t’i kthehet dialogut me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Lidhur me këtë çështje Rama tha se dialogu dhe arritja e një marrëveshjeje në nivelin franko-gjerman është e vetmja rrugë për të ecur përpara.

Lexo edhe :  Pakti i qyteteve të lira/ Veliaj: Angazhohemi për të qenë transformues dhe inovatorë

“Do ta përsëris atë që thashë, e vetmja rrugë përpara nuk është rruga e rritjes së tensioneve, por mënyra e dialogut dhe e marrëveshjes, e cila konfirmoet në nivelin franko-gjerman, nuk dua të përsëris këtu atë që thashë në Prishtinë, por askush nuk duhet të nënvlerësojë rrezikun kur gjendemi në një situatë që nuk duhet ta lejojmë të ndodhë,  do ta bënte të pamundur kthimin e situatës në mënyrën e vjetër, edhe pse sot është mund të kontrollohet. Duhet të ketë një këndvështrim të përbashkët”, tha Rama.

Vuçiç: Ballkani i Hapur solli përfitime

Gjatë konferencës së përbashkët në Beograd me kryeministrin Edi Rama, presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se Ballkani i Hapur solli përfitime për qytetarët. Gjatë fjalës së tij, ai tha se sa i takon marrëdhënies me Kosovën dhe sesi mund të zgjidhjen konfliktet mes tyre, do t’i diskutojnë gjatë mbrëmjes.

“Për Ballkanin e Hapur nuk do kemi diskutime të lehta, por të frytshme. Solli përfitime shumë të frytshme për qytetarët tanë.

Folëm për pikëpamjet tona të ndryshme për Kosovën. Dallimet tona si do zgjidhen problemet do ta lemë për ne dhe do e diskutojmë gjatë mbrëmjes. Pavarësisht pikëpamjeve të ndryshme Serbia do vijojë përpjekje për marrëdhënie te mira me Shqipërinë”-tha ai.

Ndërsa për situatën në Veri të Kosvës pati një qëndrim disi të prerë, duke thënë se tashmë e njeh përmendësh situatën dhe ajo që duhet të plotësojë kushtet sipas tij është Kosova.

“E njoh planin e shtensionimit përmendësh… është tërheqja e kryetarëve të bashkive, po sa i takon Serbia i ka realizuar nga ana e saj. Duam paqe dhe për këtë punojmë çdo ditë. E di që në Tiranë e shohin Serbinë të keqe. Situata është e vështirë këtu. Ajo që na mbetet është të bëjmë gjithçka për paqen.

Nuk kam pasur asnjë problem të takoj Albin Kurtin. Nuk e kam parë propozimin e Edi Ramës për asociacionin e komunave serbë në Kosovë. Plani franko gjerman i referohet asociacionit të komunave serbe.

Kërkojmë vetëm të vendosen në zbatim parimet dhe vetëm kaq. Çështja është se asociacioni komunave duhet të krijohet”-tha Vuçiç.

Të fundit

Tre shenjat e horoskopit që do të përballen me vështirësi financiare gjatë këtij viti

Tre shenja të horoskopit do të kenë vështirësi dhe pengesa përgjatë këtij viti për sa i përket sektorit financiar. Sipas...

Spahiu:Çudira shqiptare! E djathta europiane dyfishohet, e djathta shqiptare përgjysmohet

Juristi Kreshnik Spahiu komentoi në Report Tv, këtë mbrëmje protestën e opozitës para kryeministrisë, e cila me fjalimin e Berishës përmbylli tubimin e radhës pas...

Zgjedhjet në Kosovë, votojnë nga Haga ish-krerët e UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po mbahen në Dhomat e Specializuara në Hagë kanë votuar për zgjedhjet e 9 shkurtit. Kështu ka...

Arbana Osmani e bëri të famshëm dhe regjisor? Ja si i përgjigjet kritikave Edi!

Eduart Grishaj ka folur si rrallëherë për jetën e tij që nga fëmijëria e bukur dhe e vështirë, tek jeta sot. Ka folur për profesionin...

Mbyllet protesta e Berishës/Avokati: Ishte mbyllja e turpit për të, e braktisën të gjithë

Avokati Idajet Beqiri i ftuar në Abc News, komentoi protestën e Partisë Demokratike, e cila ishte e vakët dhe me pjesëmarrje të ulët. Ai theksoi...

Lajme të tjera

Web TV