“Heshtja jonë sot ka të bëjë me respektin për drejtësinë, por jo me respektin për një pjesë të kolegëve se kur të mbërrijë puna të na bëjë moral një pjesë e juaja është fundi i parlamentarizmit. Heshtja jonë ka të bëjë vetëm me atë për të cilën në korrik 2016 u pajtuam të votojmë reformën në Drejtësi”, tha Manja.

Sipas tij “sot ju po i bëni shërbimin më të mirë anti-shtetit dhe krimit. Këtë porosi keni marrë nga krimi. Drejtësia të vazhdojë të bëjë punën e vet, ky Parlament të merret me punën që i takon. Gjithë retorika politike e opozitës i shërben krimit, i shërben mbulimit të të vërtetës dhe nuk e ndihmon drejtësinë të bëjë punën e vet. Mos e merrni heshtjen tonë për dobësi”.