Arrestohet gazetari i njohur, zbulohet arsyeja (Foto + Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Autoritetet në Bjellorusi kanë arrestuar një gazetar të njohur i cili punon për Radion Evropa e Lirë/Radio Liberty e financuar nga SHBA, hapi i fundit i një sërë goditjesh prej vitesh ndaj figurave të opozitës, gazetarëve të pavarur dhe aktivistëve të të drejtave të njeriut.

Shoqata Bjelloruse e Gazetarëve tha se Ihar Karnei, 55 vjeç, u arrestua në kryeqytetin e Bjellorusisë, Minsk, të hënën në atë që njihet si luftë ndaj disidencës.

Apartamenti i tij u bastis, ku policia sekuestroi telefona dhe kompjuterë, tha vajza e Karneit, Polina për Associated Press.

Autoritetet nuk kanë dhënë asnjë shpjegim lidhur me arrestimin dhe kontrollet.

Megjithatë, Radio Evropa e Lirë është etiketuar si ekstremiste në Bjellorusi dhe puna me të ose përhapja e përmbajtjes së saj dënohet deri në shtatë vjet burg.

Karnei ka punuar me shërbimet bjelloruse dhe ruse të REL që nga viti 2000.

Grupi më i vjetër dhe më i njohur i të drejtave të njeriut në Bjellorusi, Viasna, raportoi se Karnei po mbahet në qendrën e paraburgimit në Akrestina, e njohur për kushtet e vështira dhe torturimin e të burgosurve.

Sipas Viasna, as avokatët dhe as anëtarët e familjes nuk kanë mundësi aksesi në Karnei.

Gazetarët dhe aktivistët në Bjellorusi janë përballur me shtypje në shkallë të gjerë që nga votimi i gushtit 2020, proces i cili i dha një mandat të gjashtë Presidentit Alexander Lukashenko.

Pas zgjedhjeve, të cilat u refuzuan si mashtruese nga opozita dhe Perëndimi, Bjellorusia u përfshi nga protesta masive, disa prej të cilave tërhoqën më shumë se 100 mijë persona.

Autoritetet u përgjigjën me një goditje brutale. Më shumë se 35 mijë persona u arrestuan, mijëra të tjerë u rrahën nga policia ndërsa ishin në paraburgim dhe dhjetëra organizata joqeveritare dhe media të pavarura u mbyllën.

Lexo edhe :  Rrëzohet avioni luftarak kinez, dëgjohet shpërthimi

Gjithsej 36 gazetarë ndodhen aktualisht pas hekurave në Bjellorusi.

Karnei u arrestua disa herë ndërsa mbulonte protestat. Ndryshe nga shumë kolegë të tij, ai ka mbetur në Bjellorusi pavarësisht nga presionet me të cilat është përballur.

Arrestohet gazetari i njohur, zbulohet arsyeja (Foto + Emri)

Të fundit

Pse nuk është martuar ende me Georgina-n? Flet për herë të parë Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ka adresuar spekulimet mbi martesën me partneren e tij prej vitesh, Georgina Rodríguez. Dyshja janë në një lidhje...

“Erdha i fundit, babë”/ Thaçi lë buqetën me lule në varrin e të atit, mesazhi prekës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u kthye këtë të premte nga Haga në Kosovë për të vizituar varrin e babait të tij, Haxhi Thaçi,...

Studimi i ri zbulon pse nuk kujtojmë asgjë nga fëmijëria e hershme

E keni menduar ndonjëherë si është të jesh foshnje? S’ka rëndësi sa përpiqeni, por nuk mund të kujtoni asnjë detaj? Në të vërtetë, nuk është...

“Udhëtim në pranverë”, filmi nis rrugën në kinematë shqiptare

Fatmir Doga, i rikthyer në atdhe për të krijuar, është regjisori dhe producenti që përcjell në kinematë shqiptare thirrjen më të fundit artistike. “Udhëtim në...

Ja kur rikthehet ora verore! Akrepat do të lëvizin një orë përpara

Me ardhjen e pranverës ndodh edhe ndryshimi i orës, ku akrepat lëvizin 60 minuta përpara. Në natën mes të shtunës dhe të dielës, më 30 mars do...

Lajme të tjera

Web TV