Sa më shumë të hani, aq më shumë u hahet! 4 arsye përse nuk duhet ta teproni me bukën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Buka është padyshim e mrekullueshme në shije dhe në shqisa por sa i përket shëndetit jo dhe aq.

Buka është e para prej së cilës një person që dëshiron të humbasë në peshë, duhet të heqë dorë.

Nga ana tjetër teprimi me bukën shoqërohet me pasoja në organizëm, të cilat do t’i gjeni duke lexuar më poshtë në AgroWeb.org

4 arsye përse nuk duhet ta teproni me bukën:

Më shumë uri

Kur vjen puna tek uria, ka shumë rëndësi lloji i bukës që zgjedhim. Buka ofron shumë karbohidrate e veçanërisht ajo e bardha ka një nivel të lartë glicemie.

Studimet tregojnë se konsumi i produkteve me nivel të lartë glicemie mund të shtojë urinë dhe ta shtyjë njeriun drejt tepricës.

Niveli i sheqerit rritet

Ngrënia e një koshi të tërë me feta buke mund të nxisë rritjen e tepërt të nivelit të sheqerit në gjak.

Kur kjo ndodh, njeriu përballet me një rrezik të shtuar të shfaqjes së diabetit.

Buka e bardhë përmban drithë të përpunuar dhe ka nivel të lartë glicemie që përkthehet në nivel të lartë të sheqerit në gjak.

Shtim në peshë

Buka e bardhë nuk ofron fibër e as ushqyes të tjerë dhe rrjedhimisht nuk ju mban të ngopur gjatë.

Kësisoj ju do të konsumoni më shumë ushqim sepse do të ndiheni më të uritur dhe do të merrni më shumë kalori që përkthehet në shtim të paevitueshëm në peshë.

Probleme me tretjen

Një nga disavantazhet e konsumit të pakët të fibrës është tretja problematike dhe konstipacioni.

Për më tepër, buka e bardhë mund të përmbajë shumë kripë, veccanërisht nëse hani disa feta njëra pas tjetrës.

Lexo edhe :  Luiz Ejlli sapo konfirmoi që do të jetë moderator i këtij emisioni? (Foto)

Konsumi i tillë i kripës shkakton fryrje në stomak e jo vetëm.

Ekspertët këshillojnë konsumin e frenuar të bukës dhe përzgjedhjen e llojit të duhur të saj që është buka me drith të plotë e të papërpunuar.

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV