Çfarë nuk duhet të veshësh në një dasmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vera i përket dasmave, ndaj ja ku jemi, gati të të japim disa sugjerime që përkojnë me veshjet me të cilat nuk duhet të paraqitesh në dasëm.

E para dhe më e rëndësishmja, mos u vish me të bardha! 

Ose edhe me ngjyra të përafërta me të bardhën. Vëmendjen e meriton nusja dhe nuk ka pse të jeni të dyja me fustan të bardhë.

Mos u vish shumë thjesht

Merre pak më seriozisht eventin. Jo domosdoshmërisht e kemi fjalën për xixa, shkëlqim dhe temina, por mos vish gjënë e parë që sheh në dollap. Qëndro larg veshjeve të zyrës dhe nëse nuk bën dot kompromis me rehatinë, investo në një palë taka dhe në një fustan komod.

Mos vish pantallona që i vesh çdo ditë

Të gjithë kemi një palë pantallona pa të cilat s’bëjmë dot, ama, besojmë se në dasmë mund t’i zëvendësojmë me një veshje më moderne dhe in. Si për shembull kostumet alla Kate Middleton, apo jumpsuit.

Përshtatu me vendin

Për shembull: Nëse çifti ka zgjedhur të martohet në kishë, ndoshta duhet të konsiderosh mbulimin e supeve dhe dekoltenë. Një shall elegant, apo një fustan që ka një prerje interesante do të të zgjidhë shumë punë.

Mos e merr më seriozisht se duhet

Siç thamë, vëmendjen e meriton nusja, ndaj nëse po mendon të dukesh *ekstra*, të guxosh me fustane shumë ekstravagante, xixa, printe, apo gjithçka tjetër që bërtet “Dua vëmendje”, ndoshta duhet të ndryshosh mendim.

Zgjidh me kujdes këpucët

Nëse sapo dëgjon “Valle kosovare”, apo “Vallen e Tropojës” nuk të mban dot vendi, atëherë duhet ta dish më mirë se ne se sa të rëndësishme janë takat e duhura. Përzgjidhi me kujdes, në mënyrë që të jesh sa më rehat dhe ta tundësh vendin duke kërcyer.

Lexo edhe :  Astronauti i parë me ngjyrë prek hapësirën në moshën 90-vjeçare

 

Të fundit

‘Foltorja po ha veten’/ Bejko: Argita në krye? Berisha shkoi të nxirrte Bashën me shqelma

Nënkryetari i PD-së, Roland Bejko dha edhe një koment në 'Studio Live' lidhur me aludimet se Argita Malltezi mund...

5 operacione antikanabis në 24 orë, ministri Balla zbardh detajet

Policia e Shtetit vijon operacionet nga ajri dhe toka ku në 24 orë janë arrestuar 13 persona dhe janë asgjësuar më shumë se 6...

Tërmet i fuqishëm “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet i fortë ka goditur Turqinë pak minuta më parë. Tërmeti ka qenë i forcës 4.7, ndërsa epiqendra ka qenë 35 kilometra nga...

Ish-gruaja po ndihmon Ben Affleck që të zgjidhë problemet me J.Lo

Jennifer Garner thuhet se po "inkurajon" ish-bashkëshortin e saj Ben Affleck që të "shpëtojë martesën e tij" me Jennifer Lopez, mes thashethemeve për divorcin...

Berisha sfidon GJKKO, thyen sërish arrestin shtëpiak!

Gjykata e Lartë refuzon rekursin e Bersihës kundër vendimit të Apelit të GJKKO-së që nuk e lejonte të shkonte në Kuvend Mospranimin e rekursit te...

Lajme të tjera

Web TV