Aksi Palasë-Dhërmi/ Rama: Shkurton kohën e udhëtimit përgjatë bregdetit (PAMJE)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje


Rruga Palasë-Dhërmi me gjatësi 4.45 km, pjesë e aksit Orikum-Himarë, është një vepër me rëndësi strategjike për turizmin në rivierën e Jonit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ky aks i ri i cili është hapur për qarkullimin e mjeteve.

Palasë–Dhërmi është një prej akseve të rëndësishme rrugore, vënia në funksion e të cilit lehtëson dhe shkurton kohën e udhëtimit turistik përgjatë bregdetit të jugut, duke lidhur  daljen e tunelit të Llogorasë me Dhërmiun dhe duke ofruar një rrugë të  re për të gjithë ata që duan të vizitojnë Dhërmiun.

Ky projekt fillon në kryqëzimin e rrugës “Rrugët e bardha”, Palasë, pikë në të cilën është përcaktuar dhe lidhja me rrugën ardhëse nga dalja e tunelit të Llogorasë, vijon më tej nën fshatin Palasë, në një trase tërësisht të re, dhe përfundon në rrugën e kampit në Dhërmi.

Gjatësia e aksit është 4.45 km, ndërsa në projekt janë parashikuar dhe ndërtimi i disa rrugëve sekondare për aksesimin e zonave turistike të banuara.

Të fundit

Mori nusen me karotrec, dhëndri lezhjan rrëfen arsyen që e shtyu drejt këtij vendimi

Emanueli dhe Rovena kanë rrëfyer në “Vizioni i i Pasdites” , historinë e dasmës së tyre, e cila tërhoqi...

Studio daneze, “në Vjosë”/ Alma Hoxha: Stacion informimi për turizmin edhe në Përmet

Kryetarja e bashkisë së Përmetit në një intervistë në për mediat foli për turizmin, duke theksuar se gjatë këtij viti janë regjistruar rreth 100...

5 gjëra që nënat e reja duhet t’i dinë, por askush nuk ua thotë

Të qenit një nënë e re është një sfidë më vete. Një tjetër status, një stil ndryshe jete, por mbi të gjitha një bebe...

Ndryshime në dikaster, emërohet drejtori i ri i Shërbimit të Provës (Emri)

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka propozuar në takimin e sotëm në Këshillin e Ministrave emrin për Drejtorin e Përgjithshëm të Shërbimit të Provës Mësohet...

Ndryshime dhe të papritura, datat që duhet të mbash mend në dhjetor

12 dhjetor – Hëna e re në Shigjetar Kjo hënë e re të motivon të zgjerosh horizontin, të marrësh më shumë informacion dhe të ndërmarrësh...

Lajme të tjera

Web TV