Studimi: I nxehti që po kalojmë, i pamundur nëse s’do të ishte “dora e njeriut”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Valët e të nxehtit që kanë përfshirë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara në korrik, do të ishin “të pamundura” pa ndryshimet klimatike të nxitura nga njeriu, ka zbuluar një studim shkencor.

Ngrohja globale nga djegia e lëndëve fosile, e ka rritur për 50 herë mundësinë që disa pjesë të Kinës të përballen me temperatura të larta.

Sipas studimit të Qendrës Klimatike të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, ndryshimet klimatike nënkuptojnë se vala e të nxehtit në jug të Evropës ka qenë 2.5 gradë Celsius më e nxehtë.

Sipas ekspertëve, pothuajse të gjitha shoqëritë janë të papërgatitura për të nxehtin vdekjeprurës.

Autorët e studimit kanë thënë se gjetjet e tyre e theksojnë rëndësinë e adaptimit të botës me temperatura të larta, sepse ato nuk janë më “të rralla”.

“I nxehti është në mesin e katastrofave më vdekjeprurëse”, ka thënë Julie Arrighi, një prej autoreve të studimit.

Ajo u shpreh se shtetet duhet të ndërtojnë shtëpi rezistente ndaj nxehtësisë, të krijojnë “qendra të freskëta”, dhe të gjejnë mënyra si t’i ulin temperaturat në qytet, përfshirë mbjelljen e më shumë pemëve.

Miliona njerëz kanë jetuar me ditë të tëra nën alarmin për të nxehtë ekstrem.

Ekspertët bëjnë me dije se ky i nxehtë ekstrem që po përjetojmë mund të jetë kërcënim serioz për jetën e njeriut, sidomos për personat e moshuar.

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV