VIDEO/ Goleadë në miqësoren mes Juves dhe Milanit, ”Zonja” triumfon pas 11-metërshave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Juventusi dhe Milani u përballen mes tyre në një miqësore në Kaliforni, sfidë që në fund u fitua nga bardhezinjtë e Allegrit pas goditjeve të penalltive.

Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2. Gjermani Malick Thiaw kaloi Milanin në avantazh falë një goli me kokë (23’), por Juventusi barazoi dhjetë minuta më vonë me anë të brazilianit Danilos.

Festa e bardhezinjve zgjati vetëm gjashtë minuta, pasi Oliver Giroud riktheu skuadrën e Piolit në avantazh. Juvja reagoi sërish sapo filloi pjesa e dytë.

Përsëri një mbrojtës, përsëri gol me kokë. Daniele Rugani shtangu Mike Maignan dhe vendosi barazimin 2-2.

Penalltitë prodhuan emocione, me portierët Carlo Pinsoglio dhe Marco Sportiello që kryen disa pritje të bukura.

Në fund festuan bardhezinjtë, ndërkohë që nga ana e Milanit gabuan Romero, Pobega dhe 17-vjeçari Bartesaghi.

“Zonja” luan miqësoren e radhës në tokën amerikane përballë Real Madrid (3 gusht), teksa “Djalli” do të sfidojë Barcelonën (2 gusht).

Të fundit

Fox News: Trump nominohet për Çmimin Nobel për Paqen

Fox News ka bërë të ditur se një ligjvënës i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA po nominon Presidentin Donald...

Antony Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte një gabim i madh

Nga Antony J. Blinken, ish-Sekretar i Shtetit gjatë presidencës së Joe Biden. Botuar fillimisht në "New York Times" Sulmi i Shteteve të Bashkuara ndaj tre prej...

Komandanti i Gardës Revolucionare: Trump është i marrë dhe injorant

Nëse Shtetet e Bashkuara do të godasin sërish Iranin, do të përballen me një “mësim historik”, ka kërcënuar komandanti i Gardës Revolucionare iraniane, Mohammad...

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës me risi, feston nisjen e fluturimeve Lisbonë–Tiranë

24 Qershor 2025 | Tiranë, Shqipëri – Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) ka shënuar sot një tjetër moment të rëndësishëm në zgjerimin e rrjetit...

Dokumenti, Donald Trump firmos urdhrin e ri për Shqipërinë dhe rajonin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka zgjatur gjendjen e emergjencës kombëtare për Ballkanin Perëndimor Dokumenti zyrtar është publikuar në Regjistrin Federal...

Lajme të tjera

Web TV