Ngjela tregon rrugën që do ndjekë SHBA për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokati i njohur, Spartak Ngjela ka treguar ditën e djeshme rrugën që do të ndjekë SHBA për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Në një analizë në rrjetet sociale, ai paralajmëron arrestime “VIP.

Ai shprehet se politika amerikane duhet të tregojë forcë te SPAK, ‘sepse ajo e ka krijuar dhe formuluar reformën në drejtësi në Shqipëri’. “Të gjithë ata kryeministra apo presidentë që kanë kaluar në Tiranë si drejtues të Shqipërisë, sot janë të përbuzur nga shqiptarët. Sepse nuk krijuan dot frymë zhvillimi drejt qytetërimit perëndimor dhe ende nuk po e krijojnë, prandaj janë përbuzur e do të përbuzen nga shoqëria. Por, sundimi i tyre do të vijojë. Sepse vetëm përbuzja nuk mjafton.

Duhet akt. Zhvillimi kërkon akt. Por që të kryesh një akt zhvillimi drejt pasurimit të shoqërisë, duhen ide, dhe idetë duhet të vihen në jetë. Ku është akti i kohes sonë? Asgjë. Sepse nuk ka pasur dhe nuk ka drejtësi. Domethënë gjithçka duhet të ecë drejt ligjit, drejt zgjedhjeve të lira, drejt progresit ekonomik dhe drejt ngritjes së mirëqenies dhe pesonaliteit të individit.

Të gjithë shqiptarët sot e dinë që janë duke u drejtuar nga individë të panjohur në elitën e intelktualizmiti shqiptar, dhe ende nuk po dinë të dalin nga ky qerthull që u imponon varfërinë.

Shqiptarët  sot janë të imponuar nga ato elita politike që kanë bërë vetëm korrupsion dhe kanë bllokuar zhvillimin ekonomik dhe intelektual të shoqërisë shqiptare.

Por koha po kërkon një bashkim cilësor; Po kërkon një aftësi për të zbuluar shkakun dhe për të gjetur kushtin ku duhet të mbështetet rrëzimi i korrupsionit të lartë shtetëror; Kërkohet bashkëpunim ndërkombëtar; Kërkohet që SPAK të hyjë në aktin real të madh të goditjes penale të korrupsionit të lartë; Kërkohet që politika amerikane të tregojë forcë te SPAK, sepse ajo e ka krijuar dhe formuluar reformën në drejtësi në Shqipëri; Kërkohet që SPAK-ut t’i jepet e drejta absolute e kontrollit specifik të votimeve në Shqipëri; Kërkohet që SPAK të angazhojë ekspertë të nivelit të lartë profesional në hetimin e krimeve, në analizat juridike penale të krimit të lartë të korrupsionit në Shqipëri Kërkohet të vijojë perfeksionimi ligjor i reformës në drejtësi Kërkohet impenjim shkencor për ngritjen e nivelit të Sistemit Universitar në Shqipëri”, thuhet ndër të tjera në analizën e Ngjelës.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV