Arrestimi i ish-anëtarit të UÇK-së, reagon policia e Tiranës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka reaguar pas arrestimit të ish-anëtarit të UÇK-së. Burime zyrtare bënë me dije se Dritan Goxhaj, u arrestua në kryeqytet, me qëllim ekstradimin.

Ndaj tij ishte caktuar masa “Arrest në burg”, ndërsa urdhër-arresti ishte lëshuar nga Gjykata Speciale.

NJOFTIMI I POLICISE
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Personit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ekzekutimin e vendimit të datës 20.07.2023, të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e cila ka vendosur lejimin e kontrollit fizik dhe të banesës së shtetasit D. G., si dhe caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimi, ndaj shtetasit D. G., 45 vjec, lindur në Fier dhe banues në Tiranë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.

Të fundit

Partizani mposht minimalisht Skënderbeun dhe siguron finalen e “Final Four”

Partizani është ekipi i parë që kalon për në sfidën që vendos kampionin e Superiores, pas fitores 1-0 ndaj...

Shkatërroi gjithçka pas ndeshjes me Atalantën, ja “arsyeja” pse u shkarkua Allegri

Max Allegri nuk është më trajner i Juventusit, tanimë është zyrtare. Vendimi i klubit erdhi pas një reflektimi të thellë që përfshin dhe aspektin...

4 shenjat që tregojnë se një çift po shkon drejt divorcit

Një ekspert i marrëdhënieve zbuloi katër shenjat treguese që paralajmërojnë një divorc në një martesë. Në fakt, ai i përshkruan si “më të zakonshme...

Nxehen ‘gjakrat’/ Rusia kërcënon Perëndimin: Po luani me zjarrin

Ministria e Jashtme ruse ka paralajmëruar Perëndimin se po luan me zjarrin duke lejuar Ukrainën të përdorë raketa dhe armë perëndimore për të synuar...

OBSH bën thirrje për reduktimin e kripës pas të dhënave të reja tronditëse

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka zbuluar se sëmundjet kardiovaskulare janë përgjegjëse për 40% të vdekjeve në Evropë, që arrijnë në 10,000 vdekje në...

Lajme të tjera

Web TV