Bie niveli i besimit në ekonomi, BSH: Vlerësime jo optimiste për të ardhmen

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Treguesi i ndjesisë ekonomike për herë të parë pas tetë muajsh ka pësuar rënie.

Sipas statistikave nga Banka Qendrore e Shqipërisë mbi vrojtimin e besimit të bizneseve dhe konsumatorëve, ndjeshmëria ekonomike ra me 6.5% këtë muaj. Megjithatë, niveli i treguesit prej 112.4 vijon të qëndrojë mbi mesataren historike të tij prej 12.4%.

Kjo rënie u ndikua nga dobësimi u besimit në të gjithë sektorët ekonomike, përveç sektorit të tregtisë, i cili shënoi rritje.

Për sa i përket treguesit të besimit nga ana e bizneseve, vlera e indeksit për të gjithë sektorët qëndroi mbi nivelet mesatare historike përkatëse. Nga ana tjetër, për konsumatorët, treguesi këtë muaj pësoi rënie duke e rikthyer atë në nivelin e mesatares historike.

Treguesi i besimit në industri (TBI) u zvogëlua 4.4% .

Gjithashtu, treguesi i besimit në ndërtim (TBN) shënoi një kthesë rënëse me 12.1%, duke ndërprerë trendin rritës që shënoi në muajin shkurt, por duke vijuar gjithmonë qëndresën mbi mesataren historike. Rënia u ndikua nga vlerësimi i ulët dhe jo optimist i aktiviteteve aktuale ndërtuese.

Treguesi i besimit në shërbime (TBSH) ra për të dytin muaj rresht, me 10.4% duke qëndruar gjithmonë mbi mesataren afatgjatë prej 16.4%. Rënia përcaktohet nga vlerësimet më pak optimiste të bizneseve për ecurinë aktuale të këtij sektori.

Treguesi i besimit në tregti (TBT) ishte i vetmi që shënoi rritje këtë muaj, me vlerën 1.6% duke shkuar 15.6% mbi mesataren historike. Ndryshe nga treguesit e tjerë, rritja u përcaktua nga vlerësimi optimist i ecurisë së bizneseve aktuale

Për sa i përket treguesit të besimit nga ana e konsumatorëve, studimi vlerësoi se ai ra me 1.9%, duke ju rikthyer nivelit të mesatares historike.

Të fundit

Çfarë do të ndodhë me paratë serbe të sekuestruara në veri?

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe Sekuestruar e Kosovës nuk ka ende vendim gjykate për të administruar...

Njihet si fruti i ‘majit’/Mos i hidhni gjethet e Manave! Këto janë disa nga dobitë e tyre

Lëngu i gjetheve të manit është një thesar shijesh dhe vlerash që përftohet nga gjethet e manave. Kjo pemë e rëndësishme rritet me bollëk në...

Zbardhen bisedat/ Si Leonard Duka iu ‘lut’ Ervis Martinajt për të mbyllur sherrin

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për miqësinë dhe më pas armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit...

Zyrtare/ Mauricio Pochettino e mbyll me Chelsean pas vetëm një sezoni

Mauricio Pochettino dhe Chelsea kanë mbyllur bashkëpunimin me konsensus pas vetëm një sezoni. Blutë e Londrës hasën vështirësi nën drejtimin e trajnerit argjentinas në fillimin...

Shqiptarja sulmohet sapo lë fëmijët në shkollë, flasin fqinjët: Kishte probleme me…

Një grua shqiptare është goditur me thikë ditën e sotme jashtë një shkolle fillore në Londër. Ngjarja ka ndodhur pasi shqiptarja ka lënë fëmijët...

Lajme të tjera

Web TV