Fotoja e një fëmije ukrainas që njeh fytyrën e të atit mes fotove të të rënëve në betejë është bërë virale në rrjetet sociale si simbol i vuajtjes së një populli, shkruan gazeta italiane ”Il Corriere della sera”.
”Djali i vogël po ecte me nënën e tij nëpër rrugët e qytetit të tij dhe përgjatë trotuarit të këmbësorëve, në secilën fasadë të disa instalimeve në formë kubi bie në sy fytyra e një ushtari ukrainas që ka vdekur në luftë”, shkruan gazeta.
”Nëna duket se e pyeti të voglin e saj se “ku është babi?”. Djali njeh fytyrën e të atit në një nga fotografitë dhe vrapon drejt tij për ta përqafuar”, shton ajo.