Barcelona triumfon minimalisht në miqësoren ndaj Milanit, goli i Ansu Fatit vulos sfidën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sërish humbje për Milanin në turneun amerikan, ndërkohë që Barcelona siguron një tjetër fitore pas asaj në El Clasicon përballë Real Madrid.

Kampionët e Spanjës iu falën eurogolit të Ansu Fati për të thyer 1-0 kuqezinjtë e Stefano Piolit në Nevada.

20-vjeçari u fut në fushë në pjesën e dytë dhe në minutën e 55’ realizoi golin që vendosi sfidën. Një gol fantastik!

Jules Kounde ishte ndalur nga shtylla në pjesën e parë, teksa uruguaiani Ronald Araujo gjeti golin e dytë për Barçën. Por u anulua sepse mbrojtësi ishe në pozicion të parregullt.

Milani luftoi fort, por bëri pak, teksa rrezikoi vetëm në disa raste me Rafael Leaon. Dhe nuk ia doli të evitonte humbjen e radhës pas atyre me Real Madrid dhe Juventusin (penallti).

Skuadra italiane luan miqësoren e radhës kundër Monzës (8 gusht). Në të njëjtën datë zbresin në fushë edhe djemtë e Xavit. Që do të sfidojnë anglezët e Tottenhamit.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV