Krifca: Praktikat më të mira franceze me investime novatore në blegtori

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje


Investimet novatore në instalimin e paneleve diellore apo në infrastrukturën e nevojshme për ruajtjen e qumështit u kanë ardhur në ndihmë blegtorëve të malit të Çajupit të zhvillojnë më tej blegtorinë dhe të sigurojnë më shumë të ardhura.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca vizitoi sot një stan në majën e Çajupit, në Libohovë të Gjirokastrës, ku Pëllumbi, blegtor ndër breza, pret turistë në një përvojë unike stani, duke ofruar edhe produktet e prodhuara prej tij.

Krahas mbështetjes me subvencione nga qeveria, ai ka përfituar mbështetje dhe për disa investimeve novatore si në instalimin e paneleve diellore, apo tankun ftohës të qumështit, të cilat e kanë ndihmuar atë dhe blegtorët e zonës të zhvillojnë më tej blegtorinë dhe të sigurojnë më shumë të ardhura.

“Kemi zgjedhur disa stane të tillë për t’i mundësuar infrastrukturën energjetike që i mungonte duke instaluar panele fotovoltaikë, inverter si dhe infrastrukturë ruajtëse me tanker ftohës, çka i mundëson këtij stani, por dhe disa blegtorëve përreth që ta grumbullojnë e ta ruajnë qumështin në tankerin ftohës, që merr energji nga panelet”, u shpreh Krifca.

Ministrja tha se, po punohet për mbështetjen në përpunimin e qumështit dhe certifikimin e produktit drejt e nga stani.

“Këtë model po punojmë ta shtrijmë me Institutin Francez të Blegtorisë edhe në zona të tjera duke mbështetur zhvillimin e mëtejshëm të blegtorisë së imët e të qëndrueshme, duke adresuar problematikat e vërteta të këtyre sistemeve të prodhimit e duke ruajtur këtë trashëgimi e pasuri të kombit tonë”, theksoi ajo.

Ministrja bëri të ditur se, qeveria ka dyfishuar buxhetin për blegtorinë.

“Këtë vit gjithashtu i kemi dhënë prioritet blegtorisë, duke shpallur përfitues të gjithë blegtorët që kanë aplikuar në skemën e mbështetjes. Janë rreth 12 mijë aplikantë dhe të 12 mijë blegtorët do ta marrin këtë mbështetje”, deklaroi Krifca.

Vigan Dervishi, përfaqësues i projektit francez që po zbaton projektin në mbështetje të implementimit të teknologjive bashkëkohe në mbarështimin e blegtorisë dhe rritjen e prodhimit të qumështit, tha se, projekti “Itinerare të gjelbra” i dedikohet tërësisht blegtorisë shqiptare.

“Ne duam të përmirësojmë mjaft elemente, por duke ruajtur gjithmonë, duke pasur në qendër të vëmendjes mbrojtjen e natyrës dhe përmirësimin e natyrës. Projekti ka si qëllim, të rrisë prodhimin dhe të promovojë logjikat territoriale të zhvillimit”, tha ai.

“Itinerare të gjelbra për blegtorinë shqiptare” është projekti më i ri që po zbatohet nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me Institutin e Blegtorisë në Francë (Institut de l’Elevage) në disa zona të vendit.

Lexo edhe :  TIRANA KAOTIKE/Kryeqytetasit po shpenzojnë më shumë se 1 orë çdo ditë të ngecur në trafik

Ai theksoi se projekti sjell praktikat më të mira franceze në blegtori që mund të përshtaten në Shqipëri me investime të vogla, por që mund të japin rezultate shumë më të mira.

“Investime të vogla, rezultate të mëdha. Të propozojë teknologji innovative si kjo që pamë sot duke shfrytëzuar energjinë diellore, duke shfrytëzuar biogazin, duke shfrytëzuar filtrimet e ndryshme me elemente që nuk kushtojnë. Në stacionin e Korçës do të bëjmë një impiant të vogël biogazi domestik, pra të shtëpisë, në mënyrë që të kemi një model që familjet që kanë një ose dy lopë të mund të prodhojnë biogazin për nevojat e kuzhinës, për nevojat e shtëpisë, mos të harxhojnë lekë të blenë gaz apo të presin dru. Ky është një element që është me investime shumë të vogla, por që sjell komoditet dhe i sjell para familjes”, tha Vigani.

Një investim tjetër, sipas tij është piloti agrivoltaik.

“Kemi instaluar një pilot me panele fotovoltaike në mënyrë të tillë, të kalkuluar që të kullosin delet poshtë paneleve. Në toka ose në kullota të varfra kur këto panele instalohen, në këto toka që vuajnë nga stresi hidrik dhe nga thatësira gjatë verës, kemi eksperimente në Francë dhe në të gjithë botën që kullota mund të vazhdojë më gjatë e gjelbërt dhe më produktive”, theksoi ai.

Gjithashtu informoi ai “në Korçë është instaluar një tank ftohje me energji diellore për stallën e lopëve dhe sivjet kemi marrë rezultatet e para të kryqëzimit të deleve lokale me racën (BMC), Blanche du Massif Central të Francës”.

“Qëllimi ynë nuk është që të kryqëzojmë dhe të ndryshojmë racën e deleve të vendit. Raca nënë duhet ruajtur gjithmonë se është raca më e përshtatshme, është një dele e vogël që nuk konsumon shumë, që prodhon qumësht mesatarisht, por ama ajo mund të rrisë një qingj që mund të japë prodhim të madh”, shtoi ai.

Ministrja shprehu angazhimin dhe interesin për shtimin e praktikave të mira zoonotike, praktikave të mira blegtorale, që i shërbejnë rrugës së nisur për mbështetjen dhe rritjen e blegtorisë.

Të fundit

‘Denonco krimin zgjedhor’! SPAK hap faqen online për 11 Majin: Zyrtarët dhe…

Prokuroria e Posaçme hap në faqen e saj zyrtare online (link), ku mund të denoncohen të gjitha krimet elektorale...

“Mbyllja e Tik Tok censurë”, Topalli: Rama në 2021 mbylli dhe kufirin më alibinë e Covid…

Mbyllja e platformës TikToK dy muaj para zgjedhjeve të 11 majit për koordinatoren e PD-së për Diasporën, Jozefina Topalli, tregon frikën e Ramës nga...

“Histerike, ik pir**u!”/ Andi Bushati sherr me Klodiana Lalën, largohet nga studio

Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, është diskutuar përgjimi i një anëtari të Gjykatës Kushtetuese nga SPAK dhe ka patur një debat të fortë...

Veliaj: Si penetruan në majën e drejtësisë juristë me 5-a?

Kryebashkiaku Erion Veliaj flet ekskluzivisht për Report Tv nga burgu, aty ku ndodhet prej 25 ditësh. Për herë të parë, Veliaj ‘shfaqet’ në televizion falë...

15 Marsi, dita kur ose duhet të mbyllim TikTok-un, ose SPAK-un

Nga Mero Baze 17 vjet më parë, 15 marsi qëlloi e shtunë, njësoj si këtë vit. Ndërsa njerëzit ende nuk ishin nisur nga Tirana për...

Lajme të tjera

Web TV