Kanabisi në repartin ushtarak/ Ministria e Mbrojtjes liron nga detyra 4 ushtarakët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas skandalit ku në repartin ushtarak të Zall Herrit ku u zbulua se ishin kultivuar rreth 125 bimë kanabis, vijon “furtuna” dhe masat administrative në repart. Përveç 3 ushtarakëve të arrestuar më herët, Ministria e Mbrojtjes ka liruar nga detyra dhe ka nxjerrë në dispozicion 4 ushtarakë të këtij reparti.

Bëhet fjalë jo vetëm për anëtarë të repartit ushtarak, por edhe të policisë ushtarake dhe inspektorë të krimeve që janë pjesë e policisë ushtarake.

LIROHEN NGA DETYRA
1. Specialisti për siguri në në seksionin e zbulimit
2. Specialisti për infrastrukturën/MNZSH
3. Zëvëndës Komandant toge në Kompaninë e mbështetjes
4. Magazinier/shofer në Kompaninë e Mbështetjes
Më tej mësohet se është bërë propozim për lirimin nga detyra dhe nxjerrjen në dispozicion të Shtabit të Përgjithshëm të FA të 6 ushtarakëve të FT dhe 4 ushtarakë të Policisë Ushtarake.

DROGA NË ZALL HERR
Propozim për lirimin nga detyra

1. Komandanti i Repartit Ushtarak
2. Komandanti i Policisë Ushtarake
3. Shefi i Shtabit i Repartit Ushtarak
4. Shefi i Seksionit të Zbulimit i Repartit
5. Komandanti i Kompanisë Mbështetëse të Repartit
6. Specialist për gatishmërinë dhe Operacionet
7. Specialist për Zbulimin në Repartin ushtarak
8. Inspektor i Policisë Ushtarake
9. Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake
10. Ndihmës Specialist/Agjent Krimesh në Policinë Ushtarake

Është marrë masë disiplinore “Zgjidhje e kontratës së punës” për një Inspektor/Ekspert i Ekzaminimeve Kompjuterike të Policisë Ushtarake si dhe masa disiplinore “Paralajmërim për zgjidhje kontrate” për Shefin e Sektorit të Policisë Kriminale në Policinë Ushtarake.

Deri tani nga hetimet, ende nuk është zbuluar kush janë kultivuesit, gjë që pritet të konfirmohet nga policia kriminale. Në rrëfimet e tyre, tre ushtarakët e ndaluar insistojnë se e kishin të pamundur të kontrollonin zonën e pyllëzuar që është e shtrirë mes dy fshatrave të Kamzës dhe Zall Herrit. Por News24 mëson se tre ushtarakët e arrestuar kanë firmosur një dokument në periudhën qershor-korrik, ku konfirmojnë si inspektorë se nuk kishte bimë të kultivuara në brendësi të repartit. Burime nga grupi hetimor thonë se në vendin ku ishte kultivuar kanabisi janë gjetur një bidon plastik dhe prova të tjera që janë dërguar për ekzaminim, ku mund të gjenden shenja e gishtërinjve, prove e rëndësishme për të zbuluar autorët e kultivimit të kanabisit. Ky është rasti i pari që në një bazë ushtarake gjendet drogë e kultivuar, duke u shndërruar në një skandal./E.T

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV