Fluks dhe radhë të gjata automjetesh në akset jugore/ Balluku: Duhet të përshpejtojmë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Ballaku ka reaguar në lidhje me fluksin e automjeteve në akset jugore, të cilët duhet të prsin radhë të gjata të për tua akomoduar.

Në reagimin e saj, Balluku e ka cilësuar këtë një sfidë dhe përgjegjësi të re, e cila sipas ministres vjen si pasojë e numrit të lartë të vizitorëve që ka patur këtë verë në Shqipëri, në pjesën që tashmë quhet “Maldivet e Europës”.

Balluku thekson se, prej 5 vitesh i është dhënë zgjidhje infrastrukturës rrugore në jug të vendit me investime që kanë përfunduar e janë drejt përfundimit, si :Tuneli i Skërficës, Rruga Kardhiq-Delvinë, Rruga Orikum-Dukat,  Bypass i Vlorës, Rruga Palasë-Dhërmi apo Tuneli i Llogarasë.

Numri dy i qeverisë nënvizon se studimi dhe projektimi i rrugës Dhërmi – Sarandë , zgjerimi dhe rehabilitimi i akseve turistike si i Ksamilit, apo të gjitha rrugët ndërlidhëse në skajin jugor të vendit, duhet të përshpjetohen në kohë.

I njëjti proces duhet të ndodh me bashkitë , të cilat duhet të studiojnë dhe projektojnë kapacitete të reja shërbimesh, duke nisur nga parkimi publik e deri tek pastrimi.

Reagimi i Belinda Ballukut

Mora shkas nga kjo video ajrore e postuar nga miku im @alketislamiofficial , e cila tregon se si vizitorët e Ksamilit , tashmë pagëzuar si ” Maldivet e Europës” i duhet të presin në rradha të gjata për t’u akomoduar.

Prej rreth 5 vitesh tashmë, kemi studiuar dhe i kemi dhënë zgjidhje infrastrukturës rrugore në jug të vendit me investime që kanë përfunduar e janë drejt përfundimit, si :

• Tuneli i Skërficës

• Rruga Kardhiq-Delvinë

• Rruga Orikum-Dukat

• Bypass i Vlorës

• Rruga Palasë-Dhërmi

Apo Tuneli i Llogarasë, krenaria infrastrukturore  shqiptare.

Megjithatë fluksi i vizitorëve në këtë verë, promovimi që vetë ata i kanë bërë vendit tonë, na ka vendosur ne në #MIE , #ARRSH e #FSHZH , para një sfide e përgjegjësie të re.

Lexo edhe :  Liqenet vullkanike të malit Nemrut tërheqin entuziastët e natyrës me peizazhe mahnitëse

Studimi e projektimi i rrugës Dhërmi – Sarandë , zgjerimi dhe rehabilitimi i akseve turistike si ky i Ksamilit, apo të gjitha rrugët ndërlidhëse në skajin jugor të vendit, pavarësisht se kanë qenë në planet tone, tashmë duhet ti përshpjetojmë në kohë.

I njëjti proces duhet të ndodh me bashkitë , të cilat duhet të studiojnë dhe projektojnë kapacitete të reja shërbimesh, duke nisur nga parkimi publik e deri tek pastrimi ./ S.M

Sfidat na motivojnë!

Të fundit

Trump shpërthen ndaj kandidatit demokrat për bashkinë e New York: Komunist i çmendur!

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar ashpër ndaj fitores së Zohran Mamdanit, përfaqësuesit të krahut të majtë radikal të...

“Kapriçot” e motit/ Franca preket nga stuhitë, raportohet për viktima dhe të plagosur

Stuhi të forta goditën Francën duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 17 të tjerë, sipas një raporti nga Mbrojtja Civile. Një nga të plagosurit...

Trump kërkon që gjyqi ndaj Netanyahut të anulohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërkuar që Izraeli ta falë kryeministrin Benjamin Netanyahu, ose ta anulojë gjyqin ndaj tij...

Tre javë në flakë, anija me 3 mijë makina përfundon në fund të detit!

Një anije mallrash e gjatë 183 metra, e quajtur “Morning Midas” dhe e menaxhuar nga kompania Zodiac Maritime, është mbytur në ujërat ndërkombëtare të...

Do merreshin në pyetje 15 dëshmimtarë, shtyhet seanca për drejtorët e dosjes “5D”

Është shtyrë seanca gjyqësore e planifikuar për t’u mbajtur ditën e sotme për dosjen “5D”, ku janë marrë të pandehur disa prej ish-drejtorëve të...

Lajme të tjera

Web TV