“Kritikohemi”/ Kurti flet për raportet me Ahmetin dhe Ramën: Është mirë që të mos…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Tetovë tha se atje s’ka shkuar për qëllime partiake, por për vizitën e cilësoi si kombëtare.

Kurti vizitoi Tetovën dhe Çairin, dy komuna që udhëhiqen nga kryetarë opozitarë, por tha se ai atje shkoi për shkak të ftesës që ka marrë nga ata.

Në një intervistë për televizionin lokal “Koha TV”, Kurti u pyet edhe për raportet e tij me Ali Ahmetin e Edi Ramën.

“Kemi raporte korrekte, raporte të mira. Është çështje e përgjegjësive institucionale që kemi, por edhe politike e kombëtare, por kjo s’do të thotë që nuk kritikohemi ose që nuk kemi mospajtime asnjëherë për asnjë gjë. Besoj që kritikat janë pjesë e demokracisë dhe ato duhet të jenë konstruktive”.

Kurti përmendi dhe anulimin e mbledhjes së dy qeverive nga kryeministri shqiptar Edi Rama.

“Është për të ardhur keq që më 14 qershor nuk u mbajt mbledhja e dy qeverive, që u përgatit muaj më parë, por anulimin e saj nuk e kemi bërë ne, përkundrazi ne i kemi bërë të gjitha përgatitjet. Është mirë që të mos pritet mbledhja e ardhshme që të nënshkruhen ato marrëveshje, që më në fund u bë nga Tirana zyrtare përveçse nga Prishtina”, tha Kurti.

Kurti tha se ka kontakte edhe me krerët e partive të tjera politike shqiptare, por jo vetëm.

“Gjithashtu edhe me LSDMN-në kemi kontakte në forume të ndryshme ndërkombëtare, por edhe të drejtpërdrejta për shkak se edhe ata janë në mesin e këtyre partive socialdemokrate. Kështu që kjo vizitë nuk është partiake, është kombëtare është për të mirën e të dy shteteve tona, është për të mirën e qytetarëve në të dy anët e kufirit në mënyrë që ata të jenë përfituesit e neve politikanëve që mbajnë funksione e kryejmë aktivitete”, tha Kurti.

Të fundit

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për zemrën dhe trurin

Kaliumi është një nga mineralet thelbësore që çdo qelizë në trupin tonë e përdor për të funksionuar si duhet,...

Dita Botërore e “Emoji”, cila është më e popullarizuara?

Dita Botërore e “Emoji”, e cila festohet më 17 korrik, është krijuar për të promovuar përdorimin e tyre. Emoji, të cilat janë krijuar për herë...

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje, sipas raportimeve, modeli i ri...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Lajme të tjera

Web TV