Një aksident me pasojë plagosjen e 4 personave është regjistruar pak momente më parë në rrugën nacionale Lushnjë-Berat.
Një mjet i tipit “Fuoristrad” ka dalë nga rruga, ndërsa mësohet se të lënduarit janë transportuar në spitalin e Lushnjës, ku po marrin ndihmë mjekësore.
Sakaq policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.
Lushnjë/Informacion paraprak
Si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit, shtetasja E. F., 37 vjeçe dhe fëmijët e tyre të mitur, të moshave 14 vjeç, 13 vjeç dhe 7 vjeç, të cilët ndodhen në Spitalin e Lushnjes, në kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.