Rama: Burri është nga fshati i gruas, ndihem tiranas

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama u pyet gjatë intervistës për ‘Kathemerini’ nëse ndihet ndopak himarjot duke qenë se nëna e Ramës është nga Vunoi, një fshat në rajonin e Himarës.

Ai tha se në Shqipëri ka një shprehje që burri është gjithnjë nga fshati i gruas.

 “Unë kam lindur në Tiranë. Gruaja ime ka lindur në Tiranë, kështu që ndihem tiranas”, u shpreh Rama.

Pjesë nga intervista:

Gazetari: Kam lexuar në të dhënat e biografisë suaj dhe ma thatë edhe ju më herët se nëna juaj është nga Vunoi, një fshat në rajonin e Himarës. A ndiheni ndopak himarjot?

Himarjot?”, pyeti Rama.

Gazetari: Po, ju personalisht.

“Dëgjoni, në Shqipëri dhe nuk e di a e keni në Greqi, ka një shprehje që burri është gjithnjë nga fshati i gruas.”

Gazetari: Po, thuhet edhe në Greqi.

“Unë kam lindur në Tiranë. Gruaja ime ka lindur në Tiranë, kështu që ndihem tiranas, por, po, kam një lidhje shumë të fortë me Himarën, me Vunoin. Një lidhje të fortë, shumë të fortë. Nëna ime ishte vunjotëse tipike dhe ka një thënie për Vunoin, temperaturën normale e kanë 38. Më pëlqen shumë.”

Gazetari: Thatë “vunjotëse”, dini greqisht?

“Jo, nuk di greqisht. Im vëlla di më shumë, e mësoi pak kur ishte në Korfuz dhe më vjen vërtet keq që nuk jam në gjendje ta flas këtë gjuhë, sepse më tingëllon shumë bukur dhe pastaj është gjuhë e njerëzve të mëdhenj.”

Gazetari: Duke qenë se keni ndjenja të forta për Himarën, a doni t’i përcillni ndonjë mesazh në këtë intervistë pakicës greke që jeton në Himarë?

“Nuk kam asnjë mesazh për t’ju përcjellë. Mendoj se kushdo në Himarë apo në pakicën greke, kudo që jeton, e di shumë mirë, nëse nuk është i helmuar nga politika, se jeton në këtë vend plotësisht i barabartë me shqiptarët, me të mirat dhe të këqijat, me problemet e me kënaqësitë. Nuk di ende, mbase ju mund të më ndihmoni, që të ketë një problem të vetëm, sikur edhe një problem të vetëm që ta kenë vetëm grekët këtu. Nuk di të ketë asnjë të vetëm. Më thoni një.”

Të fundit

Viti 2025 nis mbarë për turizmin, në janar 560 mijë turistë të huaj vizituan Shqipërinë

Viti turistik nis i mbarë për Shqipërinë teksa për muajin janar shënohen 14.5% më shumë turistë se një vit...

Zgjedhjet në Kosovë/ Radha e sovranit

Flaka Surroi Ende pa u bërë tri javë qëkur e dha betimin si kryetar i Amerikës, Donald Trump ka marrë një sërë vendimesh që, pa...

Vlorës i ngec Sahati, akrepat kanë ‘ngrirë’ prej 30 vitesh!

Dikur, jehona e sahatit të Vlorës ishte si një dirigjent i padukshëm që drejtonte ritmin e qytetit. Tregtarët hapnin dyqanet me ‘tik-tak’- un e...

Protesta e opozitës/ Meta thirrje qytetarëve nga burgu: E gjithë Shqipëria sot në këmbë!

Presidenti i Partisë së Lirisë Ilir Meta me një mesazh nga qelia, u ka bërë thirrje qytetarëve që të jenë pjesë e protestës që...

E rëndë/ Ra nga kati i katërt, humb jetën punëtori në Tiranë

Paraditen e kësaj të shtune, një punëtor ka humbur jetën tragjikisht në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, viktima është shtetasi B. K., rreth 66-vjeç, i...

Lajme të tjera

Web TV