Vjedhja e të dhënave të TIMS/ Dosja pa prokuror. Shtatori sjell përcaktimin e emrit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Elton Qyno
Materiali kallëzues i Agjensisë së Mbikqyrjes Policore që flet për ndërhyrjen në sistemin TIMS të Policisë së Shtetit, ende nuk është rregjistruar si procedim penal në prokurorinë e kryeqytetit.

Dosja hetimore e AMP-së që u depozitua me shumë urgjencë në prokurori, nuk ka një emër prokurori që do hetojë skandalin e vjedhjes së të dhënave.
AMP-ja, ka referuar rastin për hëtime të mëtejshme në datën 21 gusht 2023, ndërsa deri në këtë fazë dosja nuk ka një emër prokurori. Kjo pasi pjesa dërmuese e prokurorëve janë me pushime gjatë ditëve të Gushtit.

Pritet që me nisjen e muajit Shtator 2023, kjo çështje të hidhet në short, për tu përcaktuar emri i prokurorit që do hetojë rastin.
Më heret, drejtori i Departamentit të Teknologjisë dhe Informaciont pranë Policisë së Shtetit, Ervin Muça, u pezullua nga detyra me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Shtetit, në lidhje me këtë skandal

Muça, kishte urdhëruar vartësit e tij të eksportonin të dhënat e TIMS në një hard-disk të jashtëm.

Ishte një nga punonjësit që menjëherë përmes një email-i vendosi në dijeni Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë duke ngritur shqetësimin se këto të dhëna po dalin jashtë institucionit.

Ka dyshime se Muça mund të ketë bashkëpunuar edhe me persona të tjerë për marrjen e të dhënave sensitive ku përfshihen të gjitha hyrjet dhe daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj si dhe informacionet për personat e shpallur në kërkim.

Kallëzimi i AMP-së erdhi, pas shqetësimit të ngritur më heret nga Ambasada Amerikane.

Në një takim të të ngarkuarit me punë të Ambasadës Amerikane në Tiranë Martin McDoëell me ministrin e Brendshëm Taulant Balla, u ngrit shqetësimi në lidhje me shkeljet në sistemin TIMS, për të cilat u kërkua një hetim i plotë.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV