Vala El Niño rrit çmimet e ushqimeve, tregjet globale luftojnë inflacionin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Me afrimin e El Niño rritet shqetësimi mbi ndikimin e tij në çmimet globale të ushqimit dhe tek inflacioni. Vala e luhatjes së temperaturës në Oqeanin Paqësor, e kombinuar me ndalimin e eksportit të orizit të Indisë dhe tërheqjen nga marrëveshja e grurit e Rusisë, ka krijuar stuhi në tregjet globale.

Ngrohja ekstreme në Azinë Jugore dhe Amerikën Qendrore, së bashku me reshjet e dendura në Ande, kërcënon ciklet e kultivimit, duke ndikuar te prodhimi dhe rrjedhimisht në çmimet e ushqimit.

Në ekonomitë ku ushqimi zë 30% të buxhetit të konsumatorëve, përqindje e dyfishtë krahasuar me konsumatorët e ekonomive më të zhvilluara, bankat qendrore ndodhen nën trysni për të mbajtur normat e interesave në nivele të larta për të kontrolluar inflacionin galopant.

Përveç ushqimit, edhe lëndët e para kanë ndjerë ndikim nga kërcënimi i valës El Niño. Çmimet e kakaos në treg janë rritur me 3.500 dollar për ton, nga 2.400 të një viti më parë.

E nëse impakti në produktet ushqimore bën që kërkesa për to të cenohet nga çmimet e larta, nga ana tjetër ajo e produkteve fertilizuese, pesticidet si dhe farat e modifikuara gjenetikisht po lulëzojnë.

Por sipas ekspertëve, pasojat afatgjata të valës së temperaturave të oqeanit Paqësor janë edhe më të forta. Teksa bankat qendrore të ekonomive në zhvillim luftojnë mbiçmimin, normat e larta të interesit rrezikojnë në rritjen e borxhit publik.

Gjithashtu, edhe tregjet e zhvilluara kërcënohen, ndërsa Amerika Qendrore po përballet me thatësira në  Kanalin e Panamasë, i cili lidh oqeanin Atlantik me atë Paqësor, ku tashmë operacionet janë kufizuar për shkak të mungesës së ujit.

Efektet ekonomike afatgjata të El Niño dhe ndryshimeve klimatike janë komplekse, ende të paqarta, por një gjë është e sigurt: ato kanë ndezur një shkëndijë për ndryshime strategjik në investime dhe dinamika alternative në tregjet globale./ S.M

Të fundit

Kaos në Kuvend, deputeti ‘rrëmben’ projektligjin dhe largohet me vrap nga salla

Parlamenti i Tajvanit është "pushtuar" nga kaosi pasi ligjvënësit u përleshën me njëri-tjetrin mes një debati të ashpër mbi...

India më shumë se dyfishoi blerjet e saj të diamanteve nga Rusia

Në mars, India më shumë se dyfishoi blerjen vjetore të diamanteve nga Rusia, sipas të dhënave nga Ministria indiane e Industrisë dhe Tregtisë. Importi indian...

Pamje nga mali i Çajupit, Rama: Transumanca pasuri e UNESCO

Kryeministri Edi Rama publikoi këtë mëngjes pamje nga mali i Çajupit, ku sipas tij, bëhen bashkë trans-humanca ose shtegtimi i bagëtive ndër kullota, nën...

Shpërthen vullkani Ibu, evakuohen banorët e shtatë fshatrave

Banorët e shtatë fshatrave u evakuuan për shkak të shpërthimit të vullkanit Ibu në ishullin Halmahera në Indonezi. Autoritetet rekomanduan evakuimin e të gjithë...

Me siguri nuk keni dëgjuar për neps më të çuditshëm se ai i Hailey Bieber

Hailey Bieber po ndan me ndjekësit e saj në Instagram detajet se sip o shkon shtatzënia e saj e parë. Ajo dhe bashkëshorti i...

Lajme të tjera

Web TV