Komisioni Europian ka dalë kundër kreut të Këshillit të Europës Michel i cili u shpreh se brenda vitit 2030 vendet kandidate duhet të anëtarësohen në BE. Tërësisht ndryshe mendon Komisioni Europian i cili shprehet se nuk ka afate kohore, por anëtarësimi varet vetëm nga plotësimi i kritereve për secilin shtet që aspiron.
Për gjashtë vendet e Ballkanit Përëndimor, që aderojnë të anëtarësohen në BE ishte një lajm i beftë por i mirë i dhënë nga Presidenti i Këshillit të Europës Charles Michel, teksa u shpreh se duhet caktuar maksimumi kohor prej shtatë vitesh anëtarësimi I vendeve candidate. Deklarata e Charles Michele, Presidentit të Këshillit Europian për të caktuar 2030 si afat për përfshirjen në BE të vendeve kandidate ka krijuar polemika mes zyrtarëve të lartë Europain. Zëdhënësja e KE-së, Dana Spinat, ka hedhur poshtë pretendimin e Presidentit Michel, ndërsa theksoi se ky proçes është i bazuar në merita dhe afatet nuk janë kusht. Komisioni Evropian nuk është i përqendruar në afate kohore në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian por për t’i ndihmuar vendet kandidate për të përparuar në këtë proçes. Nëpërmjet kësaj deklarate ditën e martë zëdhënësja e KE-së, Dana Spinat, nuk është në një mëndje me pretendimin e Presidentit të Këshillit Europian Charles Michel që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim. “Ne nuk jemi të fokusuar në një datë, por të fokusuar në punën me vendet kandidate për t’u përgatitur dhe për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian”, tha zëdhënësja e Komisionit Europian, Dana Spinant në një konferencë të përditshme për shtyp të martën, 29 gusht 2023. Zëdhënësja e KE-së, Dana Spinat tha se Charles Michel nuk ishte konsultuar me Presidenten e Komisionit, Ursula von der Leyen, për përmbajtjen e fjalimit të tij të zgjerimit të hënën në një samit në Slloveni. Mosmarrëveshja e fundit publike midis von der Leyen dhe Michel vijnë pasi tema e zgjerimit të BE-së po diskutohet shumë në Bruksel, raportojnë mediat e huaja. Propozimit të Charles Michelit, iu bashkua edhe thirrja e presidenti francez Emmanuel Macron të hënën. Ai sugjeroi një BE me masa ‘jo shtrënguese’ në lidhje me pranimin e vendeve kandidate që duan të anëtarësohen në unionin evropian. Disa vende të Ballkanit kanë pritur shumë vite për t’u anëtarësuar në BE, sipas kuadrit ligjor, pasi ata duhet të plotësojnë një sërë kërkesash përpara se kjo të bëhet e mundur. Udhëheqësit e BE-së do t’i përkushtohen kësaj teme në një samit të ardhshëm në tetor, pasi lufta në Ukrainë ka ringjallur debatin mbi zgjerimin e bllokut. Kjo tematikë u diskutua edhe në Forumin e Bled në Slloveni, ku të pranishëm ishin krerët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Kryministri Edi Rama. Kryeministri theksoi se ‘euro-optimizmi’ i shqiptarëve për t’u bërë anëtarë të BE-së do të jetë edhe për 2 dekada ndërsa i kërkoi vetë Charles Michel, që BE të mbajë premtimin. Por vetëm një ditë pasi Michel u tregua opotimis e madje caktoi vitin 2013 si momentin e duhuur që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshihen në familjen e madhe të BE-së, erdhi reagimi po nga brenda këtij institucioni të rëndësishëm. Duket se afatet kohore kundërshtohen nga një pjesë e vendeve të BE-së të cilët kërkojnë që çdo vend kandidat të plotësojë kushtet dhe kriteret e përcaktuara dhe më pas të vendoset veçmas për secalin shtet, duke mos caktuar një afat kohor. Shtetet e fundit të anëtrësuar në BE ishin Rumania dhe Bullgaria, që nga ajo kohë procesi më pas është bllokuar, duke shtuar herë pas here kritere të reja për vendet kandidate, përfshi edhe Shqipërinë.
Kurti: “Kosova dhe Serbia, të normalizojnë raportet”
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të normalizojnë raportet, para se aleatët të nisin të merren me zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për “Bloombergun” në Slloveni, Kurti ka thënë se ekziston “një ndjenjë urgjence për ta implementuar marrëveshjen dhe që të normalizohen raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë, me njohjen reciproke në qendër, më së voni deri në pranverën e vitit të ardhshëm”. Përpos urgjencës për zbatim të marrëveshjes së normalizimit, Kurti ka thënë se është i gatshëm edhe për organizimin e zgjedhjeve të reja komunale në veri, sipas marrëveshjes së arritur me emisarin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak. Kurti është duke qëndruar në Slloveni për Forumin e Bledit. Një ditë më parë, ai u përplas me kryeministren e Serbisë, Ana Bërnabiq. Derisa Kurti ka deklaruar se Serbia nuk po e zbaton marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit, duke e bërë normalizimin të vështirë, Bërnabiq e ka kontestuar shtetësinë e Kosovës. Në panelin ku morën pjesë edhe kryeministrat e Shqipërisë, Bullgarisë, Kroacisë, Maqedonisë së Veriut e Bosnjë-Hercegovinës, Kurti ka thënë se Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen e saj as ndaj Kosovës e as ndaj BE-së. Në këtë forum u konfirmuan edhe një herë pozicionet e dy shteteve të cilat së shpejti do t’i rikthehen tavolinës së bisedimeve, pas paralajmërimeve nga BE-ja se në shtator do të ketë intensifikim të dialogut. Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në adresimin e tij ka thënë se duhet të ketë pajtim mes shteteve në Ballkanin Perëndimor dhe u shpreh optimist për anëtarësimin e rajonit më 2030. Zgjedhjet në Bashkimin Evropian do të mbahen në qershor, ndërsa ato në SHBA në nëntor./kb