Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, gjatë një dalje për mediat për të komunikuar vendimet e qeverisë këtë të mërkurë, ka folur në lidhje me lajmin referuar mediave ku thuhej se kreu i SPAK-ut, Aldin Dumani, ka kërkur përforcim të sigurisë së tij.
Balla u shpreh se një kërkesë e tillë nuk është bërë dhe se një lajm i tillë është i pavërtetë.
“Nuk kam informacion që të kemi një kërkesë për këtë.
Në çdo rast, edhe pse e dimë që shumica e lajmeve nuk janë të vërteta, ne i verifikojmë dhe do të vazhdojmë t’i verifikojmë.
Pas një bisede me drejtorin e Policisë rezulton se lajmi juaj është i pavërtetë.”-u shpreh Balla./ S.M