Më 18 shtator nis censusi i popullsisë, kush nuk përgjigjet gjobitet!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Instituti i Statistikave (INSTAT) bën të ditur se, Censi i Popullsisë dhe Banesave do të fillojë më 18 shtator të këtij viti.

Tashmë është rekrutuar stafi i cili do të trokasë në çdo shtëpi për të mbledhur informacion për “Censin 2023”.

Janë afërisht 7000 vetë, stafi që është rekrutuar.
Pyetësori përmban rreth 100 kategori pyetjesh dhe vetëm tre prej pyetjeve që lidhen me besimin, etninë dhe fenë do të jenë opsionionale për t’u përgjigjur.
Referuar ligjit të censit të popullsisë dhe banesave, të gjithë banorët që janë rezidentë në territorin e Republikën e Shqipërisë kanë për detyrë t’i përgjigjen këtij pyetësori.

Për qytetarët të cilët refuzojnë të përgjigjen apo nuk japin të dhëna të sakta sipas nenit 21 të ligjit për censin e popullsisë dhe të banesave do të aplikohet një gjobë nga 50 mijë deri në 100 mijë lekë.

Mbledhja e informacionit në terren do të realizohet me anë të tablateve dhe do të zgjasë 6 javë ndërsa rezultatet paraprake parashikohet të jenë gati në qershor të vitit të ardhshëm./ S.M

Të fundit

“Pensioniste me rrogë deputeti”/ Berisha ironizon deputeten socialiste (VIDEO)

“Po jetojnë pensionistët. Çfarë, po vdesin pensionistët? Asnjë s’po vdes. Po jetojnë që çke me të!” Kështu u shpreh...

Rama: Imagjino të dërgojmë bufin në Bruksel! Do u ngrejë tavanin atyre?!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një takimi me mbështetësit e Partisë Socialiste në qytetin e Durrësit, vazhdoi fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 11 majit...

Aksident brenda tunelit të Murrizit/Lëndohen disa persona, devijohet lëvizja nga bypass-i

Te tuneli i Murrizit në rrugën e Arbrit, brenda tij, ka ndodhur një aksident me persona të lënduar. Ata janë transportuar nga ambulanca  për në...

Rama ironizon opozitën nga Durrësi/ Plasi syri i keq, mandati i 9-të u mor tani!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me mbështetësit e Partisë Socialiste në qytetin bregdetar të Durrësit, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet...

Më i madhi në botë, Shqipëria do të ketë një “qytet 1 miliard dollarësh sporti”

“Sporti është ekonomi. Sporti është edukim. Sporti është shëndet”, u shpreh Fidel Ylli, kreu i KOKSH. Këto janë të vërteta të pakundërshtueshme. Po aq...

Lajme të tjera

Web TV