Fifi flet për marrëdhënien me Adrola Dushin: Na vijnë mesazhe të panumërta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi, ose siç njihet nga të gjithë, Fifi, është një nga figurat më të dashura të showbizit shqiptar. Energjike, e drejtpërdrejtë dhe me një zë të mrekullueshëm, ajo gjithnjë ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të cilët duan të dinë çdo detaj rreth jetës së artistes, sidomos për lidhjen me partnerin.

Për herë të parë, një intervistë për “Prive” Fifi ka folur për raportin që ka sot me Adrola Dushin, ish-bashkëshorten e Adisit. Këngëtarja u shpreh se ka një marrëdhënie korrekte me Adrolën, duke thënë: “Si mua, si Adrolës na vijnë mesazhe të panumërta, si për mirë, si për keq, por sidomos për keq, veçanërisht për raportin tonë. Shyqyr, ka dashur Zoti, ne kemi një marrëdhënie shumë korrekte për hatër të çunit dhe për hatër të gjithçkaje që na përfaqëson”.

Më tej Fifi tregoi edhe vlerësimin që ka për modelen.

“Ajo është një super gocë, është fantastike, edhe si nënë, edhe si grua. Ajo është një nënë shumë e denjë dhe pse jo, do i kisha marrë këshilla për çunin tim”. Fifi i cilësoi si “të panevojshme” dhe komentet se prishi raportin e Adisit me Adrolën, pasi ata prej kohësh ishin të ndarë dhe i kishin ndarë rrugët dhe ndër të tjera, theksoi se Adisi është gjysma e saj më e mirë./E.Ç

Të fundit

Zbulohet pakti i Rithemelimit me PS-në, ja çfarë përmban rezoluta

Më 7 maj Partia Socialiste ka propozuar një draftrezolutë për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe...

Djalë apo vajzë? Disa besëtytni për gjininë e bebit

Ato historitë e vjetra të gjysheve mund të mos kenë ende një përgjigje konkrete, por gjithsesi mbeten argëtuese. E vetmja mënyrë për të zbuluar...

Aksidentet në punë: Duhet ndërgjegjësim për sigurinë, ja sanksionet që kemi vendosur

Eda Brahimaj, përgjegjëse e sektorit të Sigurisë në Inspektoriatin Shtetëror të Punës, është shprehur se inspektime në kantierin ku humbi jetën 28 vjeçari mëngjesin...

Kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit

Ekspertja e ekonomisë, Romina Radoshiq, ka folur për minimumin jetik i cili vijon ende në Shqipëri të jetë i pa miratuar. Radoshiq thotë se miratimi...

Egla rrëmbeu çmimin e parë në BBV3, Jul Deda: Do kisha fituar unë nëse…

Aktori i dashur për publikun shqiptar, Julian Deda, ka dhënë një intervistë të shkurtër për “Shqipëria Live” menjëherë pasi doli nga shtëpia e “Big...

Lajme të tjera

Web TV