Enca reagon për herë të parë pas arrestimit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Javën e kaluar, kryeartikujt e mediave u pushtuan me lajmin se Enca Haxhia, u arrestua nga policia e Tiranës, për mbjellje të kanabisit në kushte shtëpie.

Asaj iu gjetën 5 vazo me hashash ne verandën e banesës së saj në periferi të Tiranës, saktësisht në Lundër. Bashkë me të u kap edhe i dashuri i këngëtares.

Artistja është lënë e lirë dhe sipas avokatëve, kontrolli i banesës së Encës ishte i paligjshëm dhe sipas tyre këngëtarja i ka mbjellë rrënjët e kanabisit për kuriozitet.

Pas gjithë zhurmës së krijuar, Enca më në fund ka reaguar në profilin e saj të Instagramit, duke falenderuar të gjithë ndjekësit e saj për suportin e marrë gjatë kësaj periudhe.

“Jam shumë mirënjohëse dhe e bekuar për të gjithë suportin, komentet pozitive dhe dashurinë që kam marrë ditëve të vështira që kalova“, shkruan Enca në “Instastory”.

Në një tjetër postim, Enca ka ironizuar atë që spiunoi Encën, duke publikuar një fotografi tepër provokuese, në të cilën shfaqet me rroba banjo.

“Ata kanë qënë duke studiuar ballkonin tim”, shkruan me ironi Enca./   S.M

Të fundit

Trump del blof me sulmin për Beyonce, këngëtarja nuk është paguar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka pretenduar se këngëtarja me famë botërorë, Beyonce ka marrë...

Nxehet situata! Trump: Putin ka kohë edhe 10-12 ditë, ose…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ulur ndjeshëm afatin që i kishte dhënë më parë presidentit rus Vladimir Putin për të arritur...

37-vjeçari ishte i lidhur me 52-vjeçaren! I mori jetën dhe la gjurmë. Zbulohen detajet

E raportuar fillimisht si një vdekje aksidentale e shkaktuar nga asfiksimi i një zjarri në banesë, rezultoi një vrasje e mirëfilltë dhe e tentuar...

Dy të moshuar përplasen me thika në Durrës, njëri dërgohet në spital

Loja e dominove është kthyer në një përleshje mes dy te moshuarëve, përplasje qe degradoi deri ne përdorimin e armeve te ftohta. Burime nga policia...

28 korrik 1945/ Kur qielli u ça mbi qytet: Tragjedia e Empire State

Përgatiti: Leonard Veizi Në legjendat e lashta, kur perënditë hidhëroheshin, dërgonin rrufe nga qielli për të kujtuar njerëzimit se asnjë kulm nuk ishte aq i...

Lajme të tjera

Web TV