Humbi gruan pas lindjes/ Babai: 3 vajzat vuajnë humbjen e nënës, s’di ku do jetojmë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua në Berat humbi jetën pas lindjes së fëmijës së saj. 39-vjeçari nga Kosova, Fisnik Habibi tregoi se bashkëshortja po sillte në jetë fëmijën e tretë me operacion.

Operacioni kaloi me vështirësi dhe mundime, derisa gjendja e gruas pas lindjes vetëm sa shkonte keqësohej. Kështu ata u detyruan të nisen për në Itali, me shpresë që Miljeta Sadushi do të gjente shërim, por për fat të keq ajo nuk arriti të mbijetojë. Miljeta vdiq duke lënë pas bashkëshortin me tre fëmijë të vegjël në shtëpi.

Në një intervistë për emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania, 39-vjeçari u shpreh se tre vajzat e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur dhe kërkojnë drejtësi për nënën e tyre.

“Vajzat e dinë gjithçka, vetëm duan drejtësi, më thonë që duan të dinë se çfarë ndodhi me mamin. Janë shumë të forta, komunikoj me to sikur të jenë të rritura por duan përgjigje edhe ato për nënën e tyre. Kështu siç kam mbetur si një njëri pa shtëpi nuk e di ku do jetoj, në Kosovë apo në Shqipëri, kam ngelur si një traget pa busull”, tha ai./E.T

Të fundit

“Serbia do kishte ardhur deri në Drin nëse nuk do ishte fortifikuar veriu”

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka folur për trashëgiminë e fortifikimeve masive gjatë komunizmit, duke i quajtur ato një...

Golem, dy ‘jet ski’ përplasen në det, një person i plagosur

Dy mjete lundruese të tipit Jet Ski janë përplasur në det, rreth 800 metra larg bregut, në zonën e quajtur “Manhatan”, Kavajë. Sipas informacionit paraprak,...

Shqipëria është ‘tokë e zanun’ e politikës

ALBAN DACI - Nëse doni të ndërtoni Shtetin e së Drejtës dhe demokracinë luftoni e mundni bajraktarizmin në çdo formë të shoqërisë duke përfshirë...

Jannik Sinner përmbys Carlos Alcaraz, italiani i parë që fiton Wimbledon

Jannik Sinner është fituesi i Wimbledon për vitin 2025. Numri një i botës fitoi me përmbysje 3-1 (4-6, 6-4, 6-4, 6-4) me sete kundër...

Alfred Moisiu ngre shqetësimin: Ka rënë patriotizmi

Ish-presidenti i Shqipërisë, Alfred Moisiu, ka ngritur alarmin për rënien e ndjenjës së patriotizmit dhe mungesën e kontrollit ndaj pushtetarëve. Në një intervistë për...

Lajme të tjera

Web TV