Projektohet biçikleta e parë elektronike që nuk ka nevojë për bateri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biçikleta elektronike përdor një superkondensator për të ruajtur energjinë në vend që të mbështetet te bateritë.

Problemi i biçikletave me bateri, është se prodhimi i baterive konsumon shumë burime natyrore si litium ose elementë të tokës së rrallë, të cilët kërkojnë procedura të gjera dhe shpesh me ndikim në mjedis.

Megjithatë, sipërmarrësi francez Adrien Lelièvre ka krijuar një zgjidhje të qëndrueshme.

Shpikësi, i cili ka një përvojë në elektronikë, projektoi dhe patentoi një biçikletë elektronike të quajtur Pi-Pop, e cila nuk përdor bateri litiumi, por superkondensatorë. “Sistemi karikohet kur udhëtimi është i lehtë dhe kur biçikleta frenon – falë frenimit të motorit – energjia kthehet kur nevojitet,” tha Lelièvre, drejtori i STEE, kompania pas kësaj biçiklete.

Për ta thënë thjesht, një superkondensator funksionon duke grumbulluar energji në një mënyrë elektrostatike, ose me anë të një ngarkese që lëviz ngadalë. Në rastin e biçikletës, do të thotë të grumbullohet energjia kur personi pedalon ose frenon dhe ta përdorë atë për të ndihmuar në veprime më të vështira si rinisja ose ngasja përpjetë.

Në prodhimin e biçikletës nuk përdoren materiale tokësore të rralla, pasi superkondensatorët janë bërë nga karboni, polimer përçues, fletë alumini dhe pulpë – materiale për të cilat tashmë ekzistojnë procese riciklimi.

Po ashtu nuk ka nevojë të presësh që biçikleta të karikohet, një përfitim tjetër në krahasim me biçikletat klasike elektronike.

Kompania gjithashtu pretendon se jetëgjatësia e superkondensatorit varion nga 10 deri në 15 vjet krahasuar me pesë ose gjashtë vite për një bateri litium.

Aktualisht, Pi-Pop prodhon 100 biçikleta në muaj. Në të ardhmen, kompania synon të prodhojë një mijë biçikleta në muaj deri në vitin 2024. Lelièvre ka edhe ambicie evropiane./e.t

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV