Rritet sërish çmimi i naftës, ja sa shitet për fuçi në tregun global

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çmimi i një fuçie naftë mëngjesin e të hënës ka arritur në gati 100 dollarë.

Rritja e pandërprerë e çmimeve të naftës vijon të kërcënoj ofertën për naftë në rang global si dhe shportën e konsumit për qytetarët. Të nxitura nga vlera e lartë e inflacionit, institucionet të politikës monetare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian, vijojnë të konsiderojnë rritjen e normave të interesit, për të frenuar garën e pandërprerë të çmimeve.

Ishte Moska me deklaratën e saj javën e kaluar, me vendimin për ndërprerjen e përkohshme të eksportit të naftës dhe gazit, e cila shkundi tregjet ndërkombëtare.

Gjithashtu bashkë me të dhe Arabia Saudite deklaroi se do të limitoj ofertën dhe prodhimin e saj për naftë deri në fund të vitit. Ulja e prodhimit ka shkaktuar shqetësime në ekonomitë e Unionit dhe në Shtetet e Bashkuara të cilat duhet të përballen me shkurtimet dhe çmimet e larta në prag të fillimit të dimrit.

Nga ana tjetër, kërkesa për naftë në Kinë, ekonomia e dytë më e fuqishme në botë, është rritur me 0,3 milion fuçi në ditë, duke arritur në 16,3 milion javën e kaluar, falë rimëkëmbjes graduale të kërkese për shkak fluturimeve./e.t

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV